Breaking News

Bashar Asad: Grupet terroriste do të shtypen me mbështetjen e Rusisë, Iranit dhe Hezbullahut

Bashar Asad deklaroi se çfarëdo lloj përpjekje për ta tensionuar situatën në Siri është e gjykuar të dështojë dhe forcat e ushtrisë siriane së bashkuar me forcat ajrore të Rusisë dhe me mbështetjen e Iranit dhe të Hezbullahut të Libanit, do të shtypin të gjitha grupet terroriste.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në një intervistë me kanalin televiziv UNT të Bjellorusisë që një pjesë e saj është transmetuar të premten në mbrëmje, deklaroi: “Ushtria e Sirisë dhe e Rusisë me mbështetjen e Iranit dhe të Hezbullahut të Libanit do të asgjësojë çfarëdo lloj veprimesh të grupeve terroriste të cilat mund të bëhen për të shkelur ligjet në zonat për reduktimin e tensioneve në Siri. Krijimi i katër zonave për reduktimin e tensioneve në Siri është bërë me propozimin e Rusisë dhe kjo ishte një iniciativë e mirë të cilën e kemi mbështetur që nga fillimi. Për të folur rreth rezultateve të marrëveshjes për krijimin e katër zonave për reduktimin e tensioneve në Siri, duhet të kemi durim për një kohë. Akoma nuk e dimë se grupet e armatosura të paligjshme do ta shfrytëzojnë këtë rast ose jo? Kjo është për arsye se iniciativat e mëparshme kanë dështuar, mirëpo arsye e dështimit të tyre ishte se rrugëzgjidhja e propozuar nuk ishte e drejtë dhe ndërhyrja e disa shteteve të rajonit kanë shkaktuar shtimin e tensioneve dhe luftimeve”. Presidenti i Sirisë në vazhdim tha: “Çfarëdo përpjekje të terroristëve për shkeljen e marrëveshjes për krijimin e katër zonave për reduktimin e tensioneve, do t’i përgjigjemi në mënyrë të prerë”.

Advertisements