Breaking News

“Asnjë pjesë e Izraelit nuk është imun ndaj raketave të rezistencës në ndonjë luftë të ardhshme”

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike Hezbullah, Sejed Hasan Nasrullah, ka thënë se asnjë pjesë e tokave të pushtuara palestineze nuk do të jetë imun ndaj raketave të rezistencës dhe luftëtarëve të saj n ërast të ndonjë konflikti të ardhshëm.

Nasrullah i bëri këto komente të enjten gjatë një fjalimi të bërë për të nderuar komandantin e lartë ushtarak të lëvizjes Hezbullah, Mustafa Badredin, i cili humbi jetën gjatë luftës kundër grupeve terroriste në Siri vitin e kaluar. Duke nderuar kujtimin e komandantit të vrarë, shefi i Hezbullahut tha se Izraeli e di se çdo konflikt i ardhshëm do të jetë brenda Palestinës së okupuar. Nasrullah vuri në dukje se Izraeli do të mposhtet gjatë çdo konfrontimi ushtarak me luftëtarët e Hezbullahut. Lideri i Hezbullahut të Libanit ka deklaruar se luftëtarët e rezistencës libaneze kishin përmbushur detyrën e sigurimit të zonës kufitare me Sirinë dhe shkatërruan pozicionet e  militantëve në rajon. Ai theksoi se Hezbullahu ka bërë sakrifica të mëdha për të mbrojtur të gjitha sferat e kombit pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare. Nasrullah gjithashtu hodhi poshtë akuzat se Hezbullahu po kërkon ndryshime demografike në Sirinë fqinje, duke theksuar se grupet militante takfiriste, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe disa shtete të Gjirit Persik, po kërkojnë ndryshime të tilla në qytete siriane. Ai shtoi se fakti që Izraeli fshihet prapa dy mureve në Liban dhe Gaza dëshmon dobësinë e tij, duke vënë në dukje se luftëtarët e rezistencës e kanë bindur Izraelin se nuk ka vend për të në Liban. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut gjithashtu nënvizoi se lëvizja libaneze e rezistencës do të vazhdojë të bashkëpunojë me ushtrinë siriane në luftën kundër grupeve terroriste. Nasrullah theksoi gjithashtu se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje midis Hezbullahut, Iranit dhe Rusisë në lidhje me zbatimin e një armëpushimi kombëtar në Sirinë e shkatërruar nga lufta. Armëpushimi u ndërmjetësua dhjetorin e kaluar midis qeverisë siriane dhe militantëve nga Rusia dhe Turqia me mbështetjen e Iranit.

Advertisements