Breaking News

Amerika përkrahë Turqinë në luftën kundër PKK

Sekretari amerikan i mbrojtjes në takim me kryeministrin e Turqisë, ka theksuar përkrahjen e Uashingtonit ndaj Ankarasë në luftën kundër Partisë Punëtore të Kurdistanit të Turqisë (PKK).

Agjencia e lajmeve Xhejms Mattis të enjten në takim me Binali Jëldërëm, kryeministrin e Turqisë, që u zhvillua në Londër të Anglisë, gjithashtu u shpreh optimist që Uashingtoni dhe Ankaraja të tejkalojnë tensionet dhe mosmarrëveshjet mes vete. Marrëdhëniet e Turqisë dhe Amerikës kohëve të fundit po përballen me tensione për shkak të përkrahjes ushtarake të Uashingtonit ndaj forcave kurdë në Siri. Ankara është e shqetësuar se armët e Uashingtonit e vendosura në dispozicion të forcave kurdë YPG, në fund do të shkojnë në duar të forcave të grupit PKK. Përkrahja e Amerikës ndaj Turqisë në luftën kundër grupit PKK është bërë në kohën kur organizata UNHCR në raportin e saj të fundit ka deklaruar se ushtria dhe forcat e sigurisë së Turqisë gjatë operacioneve të tyre kundër pjesëtarëve të grupit PKK të këtij vendi në juglindje të Turqisë, kanë shkelur të drejtat e njeriut në nivel të gjerë.

Advertisements