Breaking News

Sulmi i ushtarëve sauditë në lindje të Arabisë Saudite \ Një i vrarë dhe 16 të plagosur

Aktivistë sauditë kanë deklaruar të mërkurën se gjatë një sulmi të forcave sauditë në qytetin Avamije, vendlindje e Shejkh Namr Baker Al Namr, klerikë i shquar saudit i cili u ekzekutua në rajonin Katif, në provincën Al Sharkie, në lindje të Arabisë Saudite, kanë vrarë një person dhe 16 të tjerë i kanë plagosur.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, forcat saudite kanë bastisur dhe shkatërruar disa shtëpi në fshatin e banuar me shiitë Al Masure. Namr Baker Namr u ekzekutua më 15 tetor 2015 dhe forma e ekzekutimit të tij ishte prerja e kokës me shpatë, veprim ky i cili u dënua ashpër nga organizata të ndryshme ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Advertisements