Breaking News

Deklaratat e Michale Flynn në komitetin e inteligjencës të Senatit amerikan

Komiteti i inteligjencës i Senatit amerikan ka njoftuar për deklaratat e ish këshilltarit t sigurisë kombëtare të këtij vendi në lidhje me marrëdhëniet e tij me zyrtarët rusë.

Një ish-zyrtare e Departamentit amerikan të Drejtësisë tha se ka paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë në muajin janar, se këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump është në rrezik për t’u shantazhuar nga Rusia. Sally Yates, ish-ushtruese e detyrës së prokurores së përgjithshme, i bëri komentet gjatë dëshmisë përpara një nënkomisioni për drejtësi të Senatit. Fokus kryesor i seancës dëgjimore të Senatit ka qenë këshilltari i parë i Trumpit për siguri kombëtare, Michael Flynn, i cili është detyruar të japë dorëheqje në muajin shkurt, pasi ka keqinformuar zyrtarët e administratës për kontaktet e tij me Sergei Kislyakun, ambasador i Rusisë në SHBA. Përpara Senatit dëshmoi edhe James Clapper, ish-drejtor i inteligjencës kombëtare, i cili ka mbikëqyrur lëshimin e një raporti në muajin janar, i cili akuzonte Rusinë për përpjekje agresive për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Advertisements