Breaking News

James Comey: Mendova se shkarkimi imë ishte një shaka!

James Comey, shefi i shkarkuar i FBI, lajmin e shkarkimit të tij nga ana e presidentit të Amerikës e dëgjon gjatë një mbledhje pune nëpërmjet televizionit dhe mendon se po talleshin me atë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta “New York Times” të martën në një raport të saj ka publikuar disa detaje në lidhje me shkarkimin e papritur të James Comey, shefit të FBI, nga Donald Trump, presidenti i Amerikës. Kjo gazetë ka shkruar se James Comey nuk ishte informuar drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vendim të Shtëpisë së Bardhë. Sipas kësaj gazete, James Comey ishte në një mbledhje pune me punonjësit e FBI në qytetin Los Angeles ku mbante një fjalim, por papritur e shikon lajmin e shpejt në kanalin televiziv i cili njofton se shefi i FBI u shkarkua nga detyre. Ai me këtë rast kishte bërë një të qeshur dhe kishte thënë: “Mendoj se ishte një shaka e mirë!”. Mirëpo disa minuta më pas, asistentët e tij e thirrin atë jashtë sallës dhe i thonë atij se Donald Trump të ka shkarkuar nga detyra. Sipas “New York Times”, ai deri në këtë çast në asnjë mënyrë nuk ishte informuar për këtë vendim. James Comey katër vite më par ishte emëruar në këtë post nga ish-presidenti Barak Obama dhe atij i kanë mbetur akoma edhe 6 vite për ta përfunduar mandatin e tij në këtë detyrë.

Advertisements