Breaking News

Siria i beson Iranit dhe Rusisë zbatimin e marrëveshjes së Astanas

Ministri i jashtëm i Sirisë Valid Al Moalem ka thënë: Damasku i beson Iranit dhe Rusisë zbatimin e marrëveshjes së Astanas në lidhje me krijimin e zonave të reduktimit të tensioneve në Siri.

Valid Al Moalem të hënën në një konferencë me gazetarë në Damask, në lidhje me marrëveshjen për krijimin e zonave të reduktimit të tensioneve dhe mundësisë së vendosjes së forcave ndërkombëtare nën mbikëqyrjen e OKB në këto rajone, ka thënë: Do të krijohen forca policore ushtarake dhe qendra mbikëqyrëse për këto rajone, derisa OKB ose forcat ndërkombëtare nuk do të kenë rol në këto zona të reduktimit të tensioneve. Rusia, Irani dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për krijimin e katër zonave të sigurta në Siri, të cilën Kombet e Bashkuara e përshkruan si një hap premtues për të ndalur luftën e ashpër gjashtë vjeçare. Të tri vendet ranë dakord për të krijuar katër fusha sigurie deri më 4 qershor. Marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesi i Iranit Husein Xhaberi Ansari, përfaqësuesi rus Sergej Labrentiev dhe përfaqësuesi i Turqisë Sedat Onal. I pranishëm ishte edhe i dërguari special i OKB për Sirinë Stefan Di Mistura. Shtetet e Bashkuara e mirëpritën një hap të tillë, edhe pse shprehën shpresën se marrëveshja mund të caktojë një etapë për një zgjidhje. Plani për “zonat e sigurisë” u diskutua të martën nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike. Marrëveshja parashikon armëpushimin, ndalimin e të gjitha fluturimeve, dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare në zonat e caktuara dhe kthimin e refugjatëve. Zona e parë e sigurte përfshin të gjithë krahinën Idlib së bashku me disa pjesë të krahinave fqinje Latakia, Aleppo dhe Hama. E dyta do të përfshijë pjesë të caktuara në veri të provincës Homs dhe e treta do të përbëhet nga disa zona të Ghouta Lindore, jashtë Damaskut. Zona e katërt do të përfshijë pjesë të provincave Deraa dhe Kuneitra në jug të Sirisë. Qeveria siriane dhe delegacionet rebele nuk janë nënshkruese të marrëveshjes. Presidenti sirian ka thënë se në dy vitet e ardhshme do ta çlirojmë të gjithë Sirinë dhe do ta kthejmë sigurinë dhe qetësinë në vend. Ne kemi rezerva të mëdha valutore të cilat akoma nuk i kemi shfrytëzuar, mirëpo me fillimin e rindërtimit të Sirisë, do t’i shfrytëzojmë. Rusia ka armatosur Sirisë me armë të ndryshme dhe lufta do të vazhdojë me forcë të madhe.

 

Advertisements