Breaking News

Krime të reja të ISIS / ekzekutohen dhjetëra të burgosur në Kirkuk

Grupi terrorist ISIS në krimet e tij më të fundit ka ekzekutuar dhjetëra të burgosur në provincën Kirkuk të Irakut.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, duke cituar burime të sigurisë irakiane, bëhet e ditur se grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar 47 të burgosur të cilët mbaheshin në burgjet e qytetit Khavixha në provincën Kirkuk dhe të cilët ishin akuzuar për bashkëpunim me forcat qeveritare ose për mosbindje ndaj urdhrave  të komandantëve  të këtij grupi terrorist. 12 persona nga të  ekzekutuarit ishin të huaj që kishin shërbyer si pjesëtarë të ISIS të cilët janë ekzekutuar nën akuzën e braktisjes së betejave të luftës. Zyrtarë politikë dhe ushtarake të Irakut thonë se pas dështimit të terroristeve në rajone të ndryshme të Irakut, posaçërisht në operacionet për çlirimin e Mouslit, elementë të ISIS me qëllim krijimin e frikës në mesin e zyrtarëve të rajoneve veriore të Irakut dhe parandalimin e tyre për t’iu bashkuar forcave popullore dhe ushtarake, kanë vendosur ekzekutimin e ushtarëve veçanërisht të burgosurve.

Advertisements