Breaking News

68 milionë dollarë shpenzon Arabia Saudite për pritjen e Trump!

Me rrjedhjen e tekstit të një letre sekrete të mbretit Selman bin Abdulaziz dërguar Ministrisë së Financave të Arabisë Saudite, u zbulua se Riadi do të shpenzojë 68 milionë dollarë për ta pritur Donald Trump, presidentin e Amerikës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në prag të vizitës së Donald Trump në Arabinë Saudite, është zbuluar një dokument me vulën “Urgjentisht dhe Topsekret” nga Divani Mbretëror i Arabisë Saudite në lidhje me shpenzimet e pritjes së presidentit amerikan Donald Trump dhe ky dokument u zbulua në rrjetet sociale. Në bazë të këtij dokumenti, zyra mbretërore e Selman bin Abdulaziz Ale Saud me anë të një letre, i ka dhënë urdhër Ministrisë së Financave të Arabisë Saudite që të krijohen kushtet për pritjen e presidentit të Amerikës dhe kjo Ministri duhet të pajtohet me buxhetin e propozuar nga zyra mbretërore në vlerë 68 milionë dollarë për organizimin e takimeve arabo-amerikane. Donald Trump në fund të muajit maj do të vizitojë Arabinë Saudite. Sipas burimeve të informuara, qëllimi kryesor i vizitës së presidentit të Amerikës në Arabinë Saudite është nënshkrimi i kontratave të reja për shitjen e armatimeve Riadit në vlerë të dhjetëra miliarda dollarësh. Kjo është në kohën kur për shkak të rënies së çmimit të naftës, shpenzimeve të larta të luftës kundër Jemenit dhe mbështetja financiare dhe me armatime ndaj terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe stagnimi ekonomik në Arabinë Saudite, kanë shkaktuar shumë probleme të mëdha për këtë vend 27 milionë banoresh.

Advertisements