Breaking News

Regjimi sionist miraton projektkushtetutën e “Shtetit Hebre”

Këshilli ndërministror ligjvënës i qeverisë së regjimit sionist të dielën me unanim votash ka miratuar projektkushtetutën e “shtetit etnik” që në bazë të saj regjimi sionist konsiderohet “Shteti etnik hebre” dhe asnjë palë tjetër përveç “popullit hebre” nuk ka të drejtë të përcaktojë fatin e këtij regjimi.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se duke cituar burimet informative nga Kodsi i okupuar, ky ligj është miratuar të dielën pasi kaluan 4 vite që nga paraqitja e këtij projektligji nga ana e Avi Diçer, deputet në parlamentin izraelit. Diçer në kohën kur ishte anëtar i partisë “Kadima” ka paraqitur këtë projektligj dhe pastaj kaloi në partinë Likud. Ky ligj kërkon njohjen zyrtare të “Izraelit” si një “Shtet hebre dhe demokratik” dhe Kodsi i okupuar (Jeruzalemi) është kryeqytet i tij. Në bazë të këtij ligji, gjuha hebreje do të jetë gjuha zyrtare e këtij regjimi dhe arabe e cila sipas rregulloreve të protektoratit konsiderohej gjuhë zyrtare në regjimin sionist, do të pësojë rënie në pozitën zyrtare dhe ligjore. Miratimi i këtij projektligji në komitetin ndërministror të ligjvënies, është përgatitje për paraqitjen e tij në parlamentin sionist.

Advertisements