Breaking News

Forcat jemenase sulmojnë me raketë pozicionet e ushtrisë saudite në Nexhran

Njësitë raketore të ushtrisë së Jemenit kanë hedhur një raketë balistike në drejtim të pozicioneve të ushtrisë saudite në provincën Nexhran të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se njësitë raketore të ushtrisë së Jemenit të dielën në mbrëmje në përgjigje ndaj sulmeve agresive të Arabisë Saudite në Jemen, kanë hedhur një raketë të llojit “Zilzal-2” drejt pozicioneve të forcave ushtarake saudite në rajonin Al-Katarijin në provincën Nexhran në jug të Arabisë Saudite, ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra ushtarakë sauditë. Forcat e ushtrisë dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit gjithashtu para kësaj gjatë një operacioni, kanë vrarë dhjetë mercenarë sauditë në rajonin Asifra në provincën Taiz. Nga ana tjetër, avionët luftarakë të Arabisë Saudite të dielën në mbrëmje kanë sulmuar disa herë qytetin Makbana në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur të paktën 10 civilë jemenas. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjithashtu kanë sulmuar disa vendbanime ku ndodheshin ekipet e shpëtimit dhe të emergjencës shëndetësore të cilët ishin duke kërkuar dhe nxjerrë personat e mbetur nën gërmadha të bombardimeve në qytetin Makbana, ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur disa persona. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjithashtu kanë sulmuar qytetin Sirvah të provincës Meareb në qendër të Jemenit ku si pasojë janë plagosur disa civilë jemenas. Regjimi Al Saud që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekst të kthimit përsëri në pushtet Mansur Hadin, ish-presidentin e dorëhequr të Jemenit.

Advertisements