Breaking News

Papa: Përdorimi i emrit “nëna e të gjitha bombave” është i turpshëm

Papa Françesku të shtunën ka kritikuar emërtimin e bombës më të madhe jo-bërthamore të ushtrisë amerikane si “nëna e të gjitha bombave”, duke thënë se “nëna” nuk duhet të përdoret për t’iu referuar një arme vdekjeprurëse.

Ushtria e SHBA-së kishte hedhur një bombë të tillë, e cila zyrtarisht njihet si Artileri Masive e Shpërthimit Ajror GBU-43 (MOAB) ndaj luftëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik në Afganistanin lindor muajin e kaluar. Ndërsa nofka është përdorur gjerësisht në lajmërimet dhe raportimet për sulmin, raporton Reuters. “U turpërova kur e dëgjova emrin”, ka thënë Papa para një audience studentësh të shtunën. “Nëna sjell në jetë fëmijë ndërsa kjo merr jetë, dhe ne e thërrasim këtë pajisje nënë. Çfarë po ndodh?”. Papa Françesku pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump më 24 maj në një takim që pritet të jetë i sikletshëm pas parasysh qëndrimet e tyre të kundërta në raport me imigrimin, refugjatët dhe ndryshimet klimatike.

 

Advertisements