Breaking News

Në Gjermani hapet zyra e bashkëpunimit shkencor mes Iranit dhe BE-së

Në Bon të Gjermanisë është çelur zyra e bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik mes Iranit dhe BE-së.

Në ceremoninë e zhvilluar në qytetin Bon mori pjesë zv/ministri i Shkencës dhe Teknologjisë së Iranit z. Husein Salar Amoli, disa drejtues të universiteteve dhe qendrave shkencore të Iranit si dhe përfaqësues të ministrisë së shkencave dhe të arsimit të Gjermanisë. Në këtë ceremoni, zv/ministri i Shkencës dhe Teknologjisë së Iranit z. Husein Salar Amoli deklaroi se zgjerimi i bashkëpunimit shkencor, kulturor, universitar, arsimor dhe teknologjik mes Iranit dhe BE-së do të krijojë mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Advertisements