Breaking News

Turqia refuzon kërkesën e Wikipedias për anulimin e bllokimit të kësaj faqe të internetit

Gjykata e Turqisë ka refuzuar kërkesën e faqes internetive Wikipedia për heqjen e bllokimit të kësaj faqe në Turqi.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Turqisë njoftoi se Jimi Wales, themeluesi i faqes internetive Wikipedia, të shtunën në reagim ndaj bllokimit të faqes Wikipedia në Turqi dhe refuzimin e kërkesës nga autoritetet turke për zhbllokimin e kësaj faqe, në faqen e tij në Twitter ka shkruar se qasja në informacione është një e drejtë themelore e njerëzve. Qeveria e Turqisë ka bllokuar qasjen e përdoruesve të internetit në Wikipedia që nga 29 prilli. Arsye e këtij vendimi të autoriteteve të Turqisë ishte publikimi i disa materialeve në disa pjesë të Wikipedias ku qeveria e Turqisë akuzohet për bashkëpunim dhe koordinim me disa grupe militante. Qeveria e Turqisë kishte kërkuar nga drejtuesit e Wikipedias që të heqin këto materiale të cilat vejnë në dukje mbështetjen e qeverisë së këtij vendi ndaj terrorizmit, mirëpo pasi drejtuesit e Wikipedias kundërshtuan një kërkesë të tillë, u bllokua kjo faqe e internetit në Turqi. Që nga 15 qershori 2016 kur dështoi përpjekja për grusht shtet në Turqi, forcat e sigurisë së këtij vendi kanë arrestuar një numër të madh të funksionarëve të ushtrisë, policisë, sistemit juridik, personalitete politike, personalitete të artit kulturës dhe shumë shkrimtarë e publicistë.

Advertisements