Breaking News

Shpërthim në kampin e refugjatëve sirian në kufi me Jordaninë

Burimet jordaneze të informimit të enjten kanë njoftuar për shpërthimin e një autobombe afër kampit të refugjatëve sirianë në kufirin e Jordanisë dhe Sirisë ku si pasojë janë vrarë 4 persona.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky shpërthim ka ndodhur afër kampit Al-Rrakban në kufirin e Sirisë dhe Jordanisë. Nuk janë raportuar akoma më shumë detaje në lidhje me këtë shpërthim.

Advertisements