Breaking News

OKB dënon politikën shtypëse të regjimit Al Saud

Përfaqësuesi special i OKB për të drejtat e njeriut dënoi Arabinë Saudite për shkak të shkeljes së lirisë së shprehjes, arrestimit dhe torturimit të aktivistëve politikë të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ben Emerson, Përfaqësuesi special i OKB për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite, në raportin e tij të publikuar të enjten, kritikoi ashpër veprimet e autoriteteve saudite të kryera me pretekst të luftës kundër terrorizmit dhe ruajtjes së unitetit kombëtar duke arrestuar dhe keqtrajtuar përkrahësit e lirisë së shprehjes në këtë vend. Ben Emerson në këtë raport i cili është përgatitur gjatë vizitës së tij pesë ditore në Arabinë Saudite, deklaroi: “Autoritetet e Riadit jo vetëm që nuk kanë lejuar kryerjen e hetimeve në lidhje me bombardimet në Jemen që kanë shkaktuar vrasjen e mijëra familjeve jemenase, por kanë arrestuar edhe një numër të madh të gazetarëve vetëm pse ata kanë mbështetur lirinë e shprehjes”. Emerson në raportin e tij ka paraqitur shumë raste të ndryshme të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe arrestimin e aktivistëve politikë dhe medial në Arabinë Saudite.

Advertisements