Breaking News

Borisov kryeministër i Bullgarisë

Parlamenti bullgar ka zgjedhur liderin e partisë konservative GERB, Boyko Borisov kryeministër të vendit.

Për Borisovin kanë votuar 133 anëtarë të parlamentit, ndërkaq 100 deputetë të tjerë kanë votuar kundër tij. Parlamenti në Bullgari tash duhet të miratojë koalicionin qeverisës së Borisovit, i cili ka arritur marrëveshje me bllokun nacionalist, Patriotët e Bashkuar. Partia pro perëndimore e Borisovit fitoi 95 nga 240 ulëset në parlament, në zgjedhjet e 26 marsit. Partneri i tij qeverisës, ka fituar 27 ulëse. Socialistët, të cilët kanë bërë fushatë për raporte më të afërta me Rusinë, janë në opozitë dhe kanë fituar 80 ulëse në parlament. Ky do të jetë mandati i tretë në postin e kryeministrit për Boyko Borisovin.

Advertisements