Breaking News

Trump vlerëson koordinimin e Mahmud Abasit me regjimin e Izraelit

Presidenti i SHBA Donald Trump, i cili është nga përkrahësit më të zjarrtë të veprimeve të paligjshme të regjimit të Izraelit kundër popullit palestinez, në takimin e zhvilluar me kryetarin e Autoritetit Autonom Palestinez, Mahmud Abas, e vlerësoi atë për shkak të koordinimit me Izraelin.

Siç njofton kanali televiziv Al Alam, Mahmud Abas u takua në Uashington me presidentin amerikan Donald Trump, ku deklaroi se AAP përkrah zgjidhjen e krizës palestineze me krijimin e dy shteteve. Me një arsyetim qesharak, kreu i AAP deklaroi se krijimi i dy shteteve të pavarura do të ndihmonte në luftën kundër terrorizmit. Ky qëndrim servil i Mahmud Abasit ndaj Izraelit vjen në një kohë kur populli dhe grupet e rezistencës palestineze janë të mendimit se të ashtuquajturat “bisedime të paqes” izraelito-palestineze janë krejtësisht në dëm të popullit palestinez në një kohë që regjimi okupator izraelit vazhdon të konfiskojë dhe kolonizojë tokat palestineze. Nga ana e tij, presidenti amerikan Donald Trump, duke shprehur besimin për rifillimin e bisedimeve të paqes, vlerësoi koordinimin e forcave të sigurisë së AAP me Izraelin.

Advertisements