Breaking News

Irani reagon ndaj deklaratave të zv/princit trashëgimtar të Arabisë Saudite

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj deklaratave armiqësore të zv/princit trashëgimtar të Arabisë Saudite kundër Iranit, theksoi: “Këto deklarata janë dëshmi e qartë e nxitjes së terrorizmit dhe e politikave destruktive të sauditëve kundër Iranit dhe rajonit”.

Behram Kasemi, zëdhënës i MPJ të Iranit, tha se deklaratat e Muhamed bin Selman, në rastin më të mirë mund të konsiderohen si pasojë e ”kuptimit të gabuar të rrethanave në rajon”. Kasemi shtoi: “Deklaratat e zv/princit trashëgimtar të Arabisë Saudite nuk përputhen aspak me rrethanat aktuale në rajon dhe Republika Islamike e Iranit me fjalë dhe me vepra është përpjekur të shfrytëzojë pikat e përbashkëta për arritjen e mirëkuptimit dhe për hapjen e derës së bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit”. ”Ajo që ka rëndësi për RII është uniteti islamik për daljen nga kriza në të cilën është zhytur rajoni”- deklaroi zëdhënësi i MPJ të Iranit duke shtuar: “Burimi i kësaj krize të thellë janë ndërhyrjet e fuqive të huaja dhe rritja e ideve ekstremiste dhe e terrorizmit takfiristë që bazohet në ideologjinë vehabiste që ushqehet nga Arabia Saudite”. Muhamed bin Selman, zv/princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, deklaroi se “Rijadi nuk do të arrijë në mirëkuptim me Teheranin” dhe akuzoi Iranin se synon të sundojë botën islame.

Advertisements