Breaking News

Sela në gjendje të mirë shëndetësore

Gjendja shëndetësore e kryetarit të LR-PDSH-së Ziadin Sela është stabile. Ai vazhdon të kurohet në repartin e neurokirurgjisë në klinikën e Tetovës.

Drejtuesi i këtij reparti, Destan Haliti, tha se gjendja shëndetësore e Selës është duke u përmirësuar, megjithatë ai duhet të mbetet nën kujdesin e mjekëve. “Gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe vazhdon të përmirësohet për çdo ditë më mirë e më mirë. Ne si konzorium mjekësor kemi marrë qëndrim që Ziadin Sela ka nevojë edhe disa ditë të qëndrojë në spital i shtrirë për shkak se këtu i kemi ekzaminet e çdo ditshme, investigimet që duhet t’i bëjmë. Por, në bazë të lëndimeve që ka ndonjëherë këto lëndime dinë edhe të komplikohen, kështu që edhe për disa ditë do të qëndrojë në spitalin klinik të Tetovës”, deklaroi mjeku Destan Haliti. Në Qendrën Urgjente Kirurgjikale në Shkup vazhdojnë të kurohen dy persona. Nga kjo klinikë thonë se ndaj të njëjtëve janë kryer intervenime kirurgjike dhe janë transferuar në repartin e traumatologjisë ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Në protestat e dhunshme në ambientet e Kuvendit mbetën të lënduar mbi 100 persona, mes tyre deputetë, policë, gazetarë dhe protestues.

Advertisements