Breaking News

Vazhdon fushata elektorale e kandidatëve të zgjedhjeve presidenciale të Iranit

Kandidatët e zgjedhjeve të 12-ta presidenciale të Iranit në vazhdim të fushatës elektorale, kanë shpalosur programet e tyre strategjike për qeverisjen e vendit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Ibrahim Raisi Sadat, kandidati i zgjedhjeve të 12-ta presidenciale të Iranit, të dielën në mbrëmje në programin “Me Kamerë” të kanalit 1 të televizionit të Iranit, tha se në bazë të programeve të tij, mund të krijohen 1 milion vende pune për çdo vit në vend. Ai deklaroi: “Për realizimin e këtij programi, mund të zhvillohen me tepër sektorët e bujqësisë, industrisë dhe minierave dhe 60 % të këtyre vendeve të punës mund të krijohen në sektorin e shërbimeve”. Raisi Sadat, ndryshimin në administrimin ekzekutiv dhe ekonomik të vendit, reformat në sistemin monetar dhe bankar, si dhe siguracionin mbështetës për grat amvise, i konsideroi pjesë të rëndësishme të programit të tij qeverisës në rast se fiton në këto zgjedhje presidenciale të Iranit. Muhamed Bagher Ghalibaf, kandidati tjetër në zgjedhjet presidenciale të Iranit, gjithashtu të dielën në mbrëmje në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, deklaroi se duhet mbështetur prodhuesit dhe themeluesit e fabrikave. Ai shtoi: “Siguria, krijon një kapital, mirëpo duhet luftuar keqshfrytëzuesit që veprojnë në këtë drejtim në mënyrë që shoqëria të mos ndahet në dy pole”. Mostafa Mir Selim, kandidati tjetër në zgjedhjet presidenciale të Iranit, të dielën gjithashtu në një prononcim për gazetarët, tha se për mënjanimin e privimeve dhe varfërisë, në shkallë të parë duhet të zgjidhen problemet jetësore të qytetarëve. Ai shtoi: “Përveç kësaj, duhet vlerësohet personaliteti i të shtresës së varfër në mënyrë qytetarët e kësaj shtrese të fitojnë më shumë vetëbesim”.

Advertisements