Breaking News

Erdogan përsërit pretendimet e tij trilluese kundër Iranit

Presidenti i Turqisë me përsëritjen e pretendimeve të tij të pavërteta kundër Iranit, ka theksuar mbi nevojën ndalimit te asaj që ai e quajti “Rritja e ndikimit persian” në Irak.

Rexhep Taip Erdogan në një fjalim të tij në Institutin “Këshilli Atlantik” në Stamboll, duke përsëritur këtë deklaratë trilluese, ka thënë: Politika e zgjerimit të ndikimitn “persian” e bazuar në fanatizëm fetar në Irak, këtë vend do t’a kthejë në një bombë të kurdisur. Erdogan tha se, ne tani duhet të marrim masat e nevojshme për të ndaluar këtë politikë, përndryshe historia do të përsëritet. Kjo deklaratë e Erdoganit tregon edhe një herë se politika armiqësore e Turqisë drejt fqinjëve të saj, çdo ditë po merr një formë e re. Qeveritarët turq shpesh deklarojnë për zgjidhjen e tensioneve rajonale dhe zero probleme me fqinjët, ndërsa tani përveç ndërhyrjes, ata në mënyrë të fshehtë përzihen edhe në punët e brendshme të vendeve fqinje, ku keto deklarata kujtojnë ëndrrat e një epoke të shkuar të Turqisë osmane të cilët me të njëjtën pikëpamje flisnin për Iranin. Në këtë drejtim, Erdogan para disa kohësh ka vizituar tre vendet arabe si Bahrejnin, Arabinë Saudite dhe Katarin dhe gjatë këtij udhëtimi ka shfaqur qëndrime armiqësore kundër Iranit. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, duke folur në Institutin Ndërkombëtar të Paqes në Bahrejn, duke ju drejtuar të pranishmëve në lidhje me zhvillimet në rajon tha: “Por ta dini se dikush dëshiron shpërbërjen e Sirisë dhe Irakut dhe ka njerëz që duan shpërbërjen e Irakut. Atje njëkohësisht ekzistojnë mosmarrëveshje fetare dhe fisnore. Sepse atje ekzistojnë nacionalizëm persian. Së bashku me këtë nacionalizëm persian, ata që dëshirojnë shpërbërjen kanë synime të cilat ne duhet t’i parandalojmë”. Sipas fjalëve të Erdogan, shihet qartë se ai në mënyrë të vetëdijshme fjalët “nacionalizëm persian” i përdor për të nxitur iranofobinë dhe për të prishur marrëdhëniet e Iranit me vendet e rajonit. Mevlut Chaushoglu, ministër i jashtëm i Turqisë, duke folur në konferencën e sigurisë në Munih, pretendoi se veprimet e Iranit në rajon po e destabilizojnë situatën në LM. Mirëpo nuk ka munguar reagimi zyrtar i RII kundër këtyre deklaratave. Gjendja e brisht dhe e paorganizuar në Turqi, është bërë shkak që disa politikanë turq të kenë sjellje dhe deklarata të papërgjegjshme dhe sipas të gjitha gjasave ky vend do të pësojë nga këto mendime. Deklaratat e zyrtarëve turq kanë shkaktuar probleme të shumta dhe ata përmes këtyre politikave të gabuara, e kanë vënë shtetin në një situatë të palakueshme. Por qasja ndaj iranofobisë ishte lënë pasdore. Sigurisht se këto ve[prime të Turqisë shkojnë në inertes të Amerikës dhe Izraelit. Megjithatë, politikanët turq janë unifikuar për të fajësuar Iranin për situatën aktuale në rajon, me qëllim që të prishin imazhin e Iranit para botës.

Advertisements