Breaking News

Trump i kërkon haraç Arabisë Saudite

Presidenti i Amerikës deklaroi se Arabia Saudite nuk paguan në mënyrë të drejtë shpenzimet e mbrojtjes që po i bënë Uashingtoni Riadit.

Faqja informative Pars Today njofton se Donald Trump, presidenti i Amerikës në një intervistë me agjencinë Reuters të lajmeve tha: “Amerika në mbrojtje të Arabisë Saudite ka paguar shpenzime të larta dhe ky vend nuk po paguan në mënyrë të drejt shpenzimet e mbrojtjes tonë ndaj këtij vendi”. Këto deklarata të Trump konsiderohen vazhdim të sloganeve të tij elektorale i cili në atë kohë ka kritikuar Riadin se nuk po paguan shpenzimet e duhura në shkëmbim të “ombrellës mbrojtëse të Amerikës”. Ai në vazhdim të intervistës ka thënë se në mes të majit ai ndoshta do të udhëtojë në Izrael dhe Arabinë Saudite.

Advertisements