Breaking News

Kina humb durimi, cakton vija të kuqe për Amerikën

Ministri i punëve të jashtme të Kinës në një intervistë për media, theksoi se në bazë të vijave të kuqe të caktuara nga Kina, vendi i tij nuk do të lejojë Amerikën të zhvillojë luftë me Korenë Veriore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Wang Ji i cili aktualisht ndodhet në Amerikë, këto deklarata i ka bërë gjatë punimeve të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB dhe ka theksuar në zbatimin e tyre. Këto janë një prej deklaratave më të ashpra të ministrit të punëve të jashtme të Kinës pasi që Amerika deklaroi se gjetja e një rrugëzgjidhje të përshtatshme për zgjidhjen e krizës atomik të Gadishullit Korean nëpërmjet diplomacisë, është shumë vështirë. Agjencia e lajmeve Xinhua të shtunën ka cituar fjalët e shefit të diplomacisë kineze i cili ka thënë: “Ne kemi caktuar një vijë të kuqe dhe në bazë të saj nuk lejojmë askënd për të luftuar me Korenë Veriore të shkelë këtë vijë të kuqe”.

Advertisements