Breaking News

Gruevski: Keqardhje për Ziadin Selën, askush nuk deshi ta vrasë Zaevin

Lideri i OBRM-PDUKM-së, ka folur për situatën politike në vend pas ngjarjeve të mbrëmshme, me ç’rast në Kuvendin e Maqedonisë u futën lehtësisht protestues të cilët sulmuan fizikisht gazetarë dhe deputetë të shumicës parlamentare.

Gruevski ka bërë të ditur se nuk ka ikur nga vendi dhe se karta e fluturimit ishte e caktuar që të kthehej mbrëmë. Ai shprehet se ka dashur që të tregojë se ku mundet që partia e tij të bllokojë Deklaratën politike shqiptare. Lideri i OBRM-së mohon kategorikisht të ketë bërë thirrje për dhunë, por vetëm në revoltë, ndërkaq rastin e mbrëmshëm e quajti një skenar të LSDM-së për të provokuar. Gruevski konsideron se Maqedonia është cak i disa tentimeve nga jashtë për të ndryshuar qeverisjen, duke bërë edhe propagandë, siç tha, për të njollosur OBRM-PDUKM-në. Ai hodhi poshtë akuzat për tentim të vrasjes së Zaevit, kurse shpreh keqardhje për atë çfarë i ka ndodhur Ziadin Selës, edhe pse në një farë mënyre e arsyeton me faktin se deklaratat e Sielës kanë qenë nënçmuese.

Advertisements