Breaking News

Trump thotë se është i mundur ‘një konflikt i madh’ me Korenë e Veriut

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka paralajmëruar se një “konflikt i madh” me Korenë e Veriut është “absolutisht” i mundur për bllokimin e vazhdueshëm të programeve të saj bërthamore dhe raketore.

“Ka një shans që të mund të përfundojmë me një konflikt të madh me Korenë e Veriut. Absolutisht”, tha Trump për Reuters të shtunën përpara ditës së tij të 100-të në detyrë. Megjithatë, presidenti amerikan tha se ai do të preferonte të shmangte një konfrontim ushtarak dhe të zgjidhë çështjen në mënyrë paqësore. “Do të duam t’i zgjidhim gjërat diplomatikisht, por është shumë e vështirë”, tha ai. Paralajmërimi i Trump mbylli javën e kërcënimeve nga zyrtarët e administratës amerikane, pasi Peniani  ka sinjalizuar se ka për qëllim të kryejë testin e gjashtë bërthamor. Shtetet e Bashkuara do të ashpërsojnë sanksionet ndaj Koresë së Veriut, e në të njëjtën kohë do të përshkallëzojnë përpjekjet diplomatike, me qëllimin të shtohet presioni ndaj vendit komunist për t’i dhënë fund programit të vet raketor e bërthamor. Demonstrim force ka pasur këto ditë nga të dyja palët. Amerika dërgoi një nëndetëse në gadishullin korean, ku pas saj u afrua edhe njësia luftarake detare e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson”. Kur vjen fjala te retorikat e luftës, Peniani shprehet gjithmonë i gatshëm për kundërpërgjigje. Jo më kot, 85-vjetorin e ushtrisë e shndërroi në mundësinë për të zhvilluar stërvitjet më të mëdha ushtarake deri më tani. Në një intervistë të rrallë për CNN-in, një zyrtar i qeverisë koreano-veriore la të kuptohet se testet bërthamore të vendit të tij nuk do të ndalojnë, për sa kohë Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ato që Peniani i sheh si “akte agresioni”. Sok Chol-ëon nuk e konfirmoi nëse testi i shumëdiskutuar i 6 bërthamor do të zhvillohet vërtet. Por vendimi – sipas tij, – nuk ka për t’u ndikuar nga zhvillimet e jashtme. Komandanti i ushtrisë amerikane në paqësor, thotë se sistemi i avancuar i mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut, synon ta kthejë liderin koreano-verior Kim Jong Un me këmbë në tokë, por jo në gjunjë. Admirali Harry Harris, shef i komandës amerikane në paqësor, tha në kongres së SHBA do të jetë gati me teknologjinë më të mirë, të mbrohet nga çdo kërcënim i Koresë së veriut.  SHBA ka dislokuar luft-anije dhe një nëndetëse në gadishullin korean. Kina argumenton se sistemi raketor amerikan Thaad, do të destabilizojë sigurinë. Tensionet janë rritur në mesin e frikës së Koreja e veriut mund të planifikojë të tjera teste raketore apo bërthamore.  Duke folur para senatorëve në Shtëpinë e Bardhë, admirali Harris, tha se ai besonte se Koreja e veriut do të përpiqet të sulmojë SHBA sapo të arrijë kapacitetet e duhura ushtarake. Koreja e Veriut ka paralajmëruar për një holokaust bërthamor në vendet e Azisë Juglindore nëse nuk bashkojnë forcat pas ushtrimeve ushtarake amerikane në rajon. Në një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Asociacionit të vendeve të Azisë Juglindore, ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-Ho këmbënguli se situata në gadishullin Korean po “arrin pragun e luftës” për shkak të veprimeve të Uashingtonit.

 

Advertisements