Breaking News

Presidenti iranian i dërgon mesazh kryeministrit pakistanez për martirizimin e rojave kufitare të Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pas martirizimit të 10 rojave kufitare në pikën kufitare Mir Xhave mes Iranit dhe Pakistanit, i ka dërguar një mesazh kryeministrit të Pakistanit në të cilin ka shprehur shqetësim të madh për përsëritjen e sulmeve terroriste nga territori i Pakistanit në territorin e Republikës Islamike të Iranit

Presidenti i Iranit ka kërkuar nga ai që për të ruajtur marrëdhëniet e mira dhe vëllazërore mes të dy vendeve, të urdhërojë kapjen e autorëve të këtij sulmi dhe dënimin e tyre para drejtësisë. Agjencia e lajmeve Meh njoftoi se Hasan Ruhani të enjten në një mesazh ngushëllim me rastin e vrasjes dhe plagosjes së disa rojave kufitare gjatë misionit të tyre përball sulmit terrorist në pikën kufitare Mir Xhave, kërkoi nga Këshilli Suprem për Siguri Kombëtare dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit që ta ndjekin me seriozitet këtë çështje në mënyrë të të mos përsëriten veprime të tilla. Ruhani ka theksuar se kjo sulm terrorist ka futur popullin iranian në pikëllim të madh. Vlen të theksohet se të mërkurën në mbrëmje terroristët kishin vendosur prit në pikën zero kufitare të Iranit dhe Pakistanit dhe kanë vrarë 10 roje kufitare iraniane në pikën kufitare Mir Xhave në provincën Sistan dhe Baliçistan. Grupi terrorist takfirist Xhejshul-Adl ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm terrorist.

Advertisements