Breaking News

Gjendje e jashtëzakonshme në Kuvend, protestuesit sulmuan deputetët dhe gazetarët

Raportohet se në spitalin e qytetit 13 persona  kanë kërkuar ndihmë mjekësore për lëndimet që kanë marrë nga protestusit. Megjithatë nuk kemi informatë se në mesin e tyre ndodhet edhe ndonjë deputetë apo jo.


Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov në ora 22:00 pritet t’i drejtohet opinionit
Pavarësisht deklaratave të ministrit të brendshëm Agim Nuhiu se situata po shkon drejtë normalizimit, gazetari jonë nga tereni Adrian Kerimi deklaron se situata sa vjen e tensionohen. sipas tij turma sa vjen e shtohet, madje raportohet se protestues po vijnë edhe nga qytetet tjera.  Kerimi tha se komunikimi me deputetët dhe gazetarët e ngujuar brenda kuvendit në një far forme është mbyllur hermetikisht dhe se nuk mund të marrin informata për gjendjen në të cilën ndodhen të ngujuarit.


Agm Nuhiu për Alsat konfirmoi se policia po tenton të hap një korridor për të nxjerr nga kuvendi deputetët dhe gazetarët e ngujuar.

“Unë dua të saktësoj për opinionin se ne me kohë themeluam një shtab, kam emëruar person përgjegjës. Vlerësimet e mia të para janë se policia nuk ka qenë në nivelin e duhur për të realizuar planin që kishim hartuar më parë. Megjithatë policia aktualisht është në godinën e Kuvendit dhe po bën përpjekje për të nxjerr  nga kuvendi deputetët dhe gazetarët”, tha Nuhiu.

Nuhiu tha se situata po normalizohet, është drejt qetësimit. Ai konfirmoi se ka deputetë, gazetarë dhe përfaqësues të policisë të lënduar nga protestuesit. Sipas tij policia dalëngadalë po kthen nën kontroll situatën dhe pas pak pritet edhe evakuimi i deputetëve dhe gazetarëve të ngujuar në Kuvend. Ai paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi për intervenimin e vonshëm të policisë.


Fatlume Dervishi raporton se turma e protestuesve sa vjen e shtohet më shumë, protestues vijnë nga të gjitha anët e kryeqendrës. Në godinën e Kuvendit edhe përkundër forcave të policisë në kuvend po hyjnë e dalin protestues pa u penguar fare. Gazetarja jonë raporton se forca policore vërehen edhe në katin e dytë të kuvendit.


Hahn dënon dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Komisari evropian për Zgjerim, Johanes Hahn ka dënuar sonte në mënyrë të ashpër dhunën e cila ka shpërthyer në Kuvendin e Maqedonisë, ku kanë hyrë demonstrues pasi shumica parlamentare zgjodhi Talat Xhaferin për kryetar të Parlamentit.

Demonstruesit në Kuvend kanë sulmuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev, duke i shkaktuar lëndime në kokë, si dhe nënkryetarit të kësaj partie Damjan Mançevski.


Aleanca për shqiptarët apelon deri tek përgjegjësit, deri tek të gjithë ata që mund të ndikojnë që të qetësohet situata që të ndërmarrin hapat e duhur.

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela është deputeti që ka pësuar mesë shumti nga sulmi i protestuesve maqedonas. Meidat nga Shkupi, bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësorë është jashtë rrezikut për jetë.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë foto, ku shihet fytyra e Selës e përgjakur dhe duke u tërhequr zvarrë.

KosovaPress ka tentuar të mësojë për gjendjen e tij, por tani për tani një konfirmim i tillë është i pamundur, pasi në Maqedoni nuk është duke funksionuar asnjë institucion.

Përveç Selës, janë sulmuar edhe deputetët tjerë, kurse të sulmuar kanë qenë edhe gazetarët që ndodheshin në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, raporton KosovaPress.

Situata ka dal jashtë kontrollit, pas zgjedhjes së kryetarit të Maqedonisë dhe protestuesit të udhëhequr nga lëvizja “Për Maqedoni të përbashkët” kanë pushtuar Kuvendin.

 


“Jemi Para hyrjes kryesore së kuvendit aty ku është numri më i madh i protestuesve. U dëgjua zhurmë që ishte një shok bombë, nuk dihet nëse u lëshua nga protestuesit ose forcat speciale. Vërehet numër i shtuar i forcave të rendit të cilit si duket po sigurojnë hapësirën për të ndërmarr ndonjë aksion të mundshëm, megjithëse nuk ka numër të mjaftueshëm të policëve. Ndërkohë po afrohet një turmë tjetër protestuesish në kuvend. Situata sa vjen edhe më shumë po tensionet ndërsa gjithnjë e më pak vërehet forcat e rendit”, raportoi gazetarja Fatlume Dervishi.


Adrian Kerimi raporton se për momentin po dëgjohen të krisma në Kuvend, si duket bëhet fjalë për shok bomba, njësiti special po përdor bomba gazi për të larguar protestuesit nga Kuvendi.


Sipas të dhënave të fundit të LSDM-së 10-15 deputetë të LSDM-së janë të lënduar, mes tyre edhe vetë kreu i LSDM-së Zoran Zaev por edhe nënkryetari i kësaj partie Damjan Manceski. LSDM-ja pret evakuimin e deputetëve të saj dhe më pas do të del me një njoftim zyrtar për gjendjen aktuale.


Afrim Gashi nga Lëvizja BESA deklaron se deputetët e kësaj Lëvizje janë shëndosh e mirë, pasi që ata kanë braktisur godinën e Kuvendit para se të filloj situata të tensionohet. Gashi konfirmoi se deputetët e BESËS kanë braktisur Kuvendin para se të përshkallëzohet situata. Gashi u shpreh se nuk ka posedon informata për atë se çka po ndodhë brenda Kuvendit.

Sipas Gashit të sulmohet tempulli i demokracisë nënkupton aktin më të lartë të dhunës. Ai uroi që situata të normalizohet dhe të evitohet dhuna.


Gazetari Blerim Ismaili për momentin raporton se në zyrat  ku janë të ngujuar gazetarët nuk vërehet tym. Ai tha se gazetarët e ngujuar i ka kontaktuar Shoqata e gazetarëve.


Osmani: Bëjmë apel për qetësi tek protestuesit

Bujar Osmani zëdhënës i BDI-së flet për deputetët e BDI-së që gjenden në godinën e kuvendit. Osmani konfirmon se janë sulmuar edhe deputetët e kësaj partie. Bujar Osmani apeloi që qytetarët të mbeten të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve sepse sipas tij situata mund të eskaloj edhe më shumë.  Osmani tha se pasi të qetësohet situata atëherë do të bëhet një analizë  e detajuar dhe do të kërkohet edhe përgjegjësi për rolin e policisë e cila nuk ka reaguar me kohë për të parandaluar eskalimin e situatës. Osmani tha se Ahmeti është në kontakt me të gjithë aktorët politikë dhe se sipas tij po bëhen të gjitha përpjekjet që situata të vihet nën kontroll.


Në këto momente ka filluar intervenimi i forcave speciale. Në hapësirat e kuvendit po vërehet tym, që nënkupton se njësiti special po ndërhyn me bomba tymi.


Lideri i LR-PDSH-së është jashtë rrezikut për jetë.


Protestuesit bëjnë thirrje për të bllokuar të gjitha daljet e Kuvendit nën arsyetimin që të mos lihet askush të del nga Kuvendi.


Lajmi i fundit: Policia është duke hartuar  plan për nxjerrjen e gazetarëve dhe deputetëve nga Kuvendi.


Kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski përmes një njoftimi në facebook ka bërë apel deri tek protestuesit që të mos bien pre e provokimeve.

Kryetari i VMRO-LSDME-së, Nikolla Gruevski ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, i cili ka thënë se “dhuna nuk është zgjidhje dhe nevojitet ulja e tensioneve”.

Reagimi i Gruevskit bie ndesh ndaj asaj që kanë vepruar deputetët e VMER-së, të cilët pas hyrjes së protestuesve në Kuvend, i janë bashkuar protestuesve.

Shkrimi i plotë i Gruevskit:

Dhuna nuk është zgjidhje dhe nevojitet ulja e tensioneve. Bëj thirrje për përmbajtje. Populli nuk duhet të bie në provokimet e LSDM-së dhe të atyre që dëshirojnë ta shtyjnë vendin në një krizë të thellë dhe ta realizojnë skenarin e tyre. Nevojitet ulja e gjakrave. VMRO-DPMNE do të kundërshtojë veprimet anti-shtetërore të LSDM-s përmes mjeteve demokratike dhe politike.


“Informacioni i fundit flet se gjendja shëndetësore e liderit të LR-PDSH-së është normale, pra ai nuk është në rrezik për jetën”.


Institucionet në heshtje totale për atë që po ndodhë në Kuvend dhe jashtë këtij institucioni.  Dhuna u dënua ashpër nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, në emër të të cilëve foli ambasadori i Suedisë i cili ka kërkuar që aktorët politik të përmbahen nga retorikat nxitëse derisa nga MPB-ja kërkoi që të mbaj llogari për rendin dhe qetësinë.


“Situata sa vjen e bëhet më e rëndë, deputetët dhe gazetarët mbeten të ngujuar brenda godinës së Kuvendit”, raportoi Fatlume Dervishi, sipas së cilës i lënduar ka mbetur edhe nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançeski.

Në hyrjen kryesore të Kuvendit edhe pse vërehen forca policore, ata sikur nuk bllokojnë protestuesit për të hyrë në godinën e institucionit më të lartë ligjvënës. .


Gazetari jonë Bashkim Sulejmani, ka kontaktuar zëdhënësin e LR-PDSH-së Flakron bexheti, i cili është shprehur se nuk ka informata lidhur me gjendjen shëndetësore të liderit Sela, pas sulmit fizik të ushtruar ndaj tij”.


LSDM-ja është mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme.


Gazetarët që gjenden brenda godinës së Kuvendit janë të sigurt. Gazetari jonë Blerim Ismaili raportoi se pret që të krijohen kushte, të qetësohet situata që të mund të dalin nga Kuvendi. Gati një orë dhjetëra gazetarë kanë mbetur të ngujuar brenda godinës së Kuvendit. Ismaili raportoi për disa gazetarë të lënduar por nuk mundej saktë të tregoj për shkallën e lëndimit të tyre.


Para kuvendit është grumbulluar një numër i madh i protestuesve, por edhe një kordon i policisë ka bllokuar të gjitha hyrjet e kuvendit. Megjithatë gazetari jonë nga tereni Bojan Stojanovski raporton se vërehen edhe protestues që edhe përkundër kordonit policor ata po hyjnë në kuvend.

Megjithatë në hapsirat e Kuvendit akoma ndodhet një numër i madh i protestuesve.


I lënduar rëndë lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Ekipi jonë po bën përpjekje për të ra në kontakt me përfaqësues të LR-PDSH-së për të konfirmuar saktë se si është gjendja e Selës. Jozyrtarishtë raportohet se Sela është në gjendje të rëndë, në disa foto të cilat janë publikuar shihet Sela i mbuluar i tëri në gjak.

Protestuesit po sulmojnë, gazetarët, politikanët nuk kursejnë askënd, andaj edhe Alsat apelon që të mos dilet në rrugë pa ndonjë nevojë të madhe, por situata të ëprcillet përmes ekraneve televizive. Alsat gjatë gjithë kohës do të njoftoj për situatën.


Ambasadorët e huaj në vend kanë bërë apel tek të gjithë palët që të përmbahen nga retorika nxitëse.

Unë jam ambasadori i Suedisë dhe ambasadori më i moshuar kështu flas në emër të të gjithë kolegëve të mi. Kjo është absolutisht e papranueshme. Është koha për dialog dhe jo për dhunë.  Apelojmë deri tek të gjitha palët që të përmbahen nga retorika nxitësi derisa policia të vendos rendin në vend -deklaroi ambasadori suedez.

Një numër i madh amabsadorësh u mblodhën për të dhënë deklaratë lidhur me situatën e krijuar në vend. Në mesin e ambasadoreve shihen ambasadori i Britanisë, Hollandës, SHBA-së, Gjermanisë, e të tjerë.

Në Kuvend vazhdon ngujimi. Për shkak të sigurisë gazetarët nuk tregojnë se ku ndodhen por janë në pritje të një sinjali se kur do jetë sigurte që të dalin.

Protestuesit arritën t’i thyejnë të gjitha dyert dhe arritën të hyjën aty ku ndodhej shumica e re parlamentare dhe gazetarët. Zaev dhe truproja e tij janë më të lënduar nga të gjithë ndërkohë mësohet se edhe kreu i LR-PDSH-së Zijadin Sela është në mesin e atyre që janë më së shumti të lënduar. Ka shumë të lënduar megjithatë për shkak të gjendjes katoike nuk dihet numri i saktë të lënduarve.

Melihate Rustemi, direkt nga Kuvendi

“Sapo përfundoi nga deklarata e ambasadorit suedez i cili foli në emër të ambasadorëve të BE-së dhe bërri thirrje për qetësim të situatës. Ambasadori thirrje policisë që të mos lejoj përshkallëzim të policisë”.

Qytetarët po tentojnë të hyjnë me dhunë në Kuvend. Thirrja e  ambasadorëve të shkojë në vesh të shurdhët dhe në drejtim të qetësimit të situatës.

“Jemi përball hyrjes së kuvendit ku qëndron turma më e madhe e protestuesve, numri i tyre është në rritje e sipër, dhe në tentimin e forcave policore për ti larguar nga Kuvendi vetëm se u tensionua situata edhe më shumë. Gazetarët brenda kuvendit ndodhen të sigurt por forcat speciale nuk lejojnë që ta braktisin godinën e Kuvendit për shkak të sigurisë së tyre. Turma para kuvendit këndon këngë patriotike. Kuvendi është i rrethuar nga të gjitha anët”, tha në lidhjen direkte gazetarja jonë Fatlume Dervishi.

 


Kuvend, protestuesit i sulmojnë deputetët dhe gazetarët

Vazhdon të rritet numri i protestuesve ndërkohë që në ambientet e Kuvendit nuk vërehet asnjë lëvizje nga forcat e rendit.

Përveç sulmit brenda Kuvendit një person ka filluar t’i godas edhe gazetarët që ndodhen jashtë Kuvendit. Gazetarja e Alsat-M, Melihate Rustemi, raporton se ajo është tërhequr zvarrë nga një person i cili ka tentuar t’ia merr mikrofonin.

Deputet po zbresin nga pjesa e sipërme e hollit në sallën e pres-konferencave për shkaqe sigurie. Turma e qytarëve ka hyrë në press-konferencën duke i sulmuar deputetet. Ndërkohë në në sallë nuk vërehet prania e asnjë polici. Situata kaotike vazhdon në ambientet e Kuvendit, në pamjet që po transmetohen vërehet i gjakosur lideri i LSDM-së Zoran Zaev.


Xhaferi për Alsat-M: Nuk ka nvojë për panik

Nuk nevojë për panik, kështu deklaroi kryeparlamentari i sapo zgjedhur, Talat Xhaferi, në një linjë telefonike për Alsat-M.

“Nuk jemi të bllokuar thjesht qëndrojmë këtu, nuk ka të bëjë me bllokimin. Ky qëndrim është i paraparë të jenë kështu në këto situata. Nuk ka nevojë për shqetësim”, deklaroi Xhaferi.

Ndërkohë Zaev përsëri ka kërkuar të ruhet gjakftohtësia. Në seancë sot nuk ishte i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.


Xhaferi: Institucionet do të krijohen në bazë ligjeve dhe Kushtetutës 

Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit, Talat Xhaferi, edhe pse në kushte të jashtëzakonshme për gazetarët deklaroi puçistë të vërtetë janë ato funksionar të VMRO-DPMNE-së që me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore.  Xhaferi u zotua se do të krijohen institucionet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

“Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve – tha kryeparlamentari Xhaferi.

Gazetari i Alsat-M nga Kuvendi raporton për gjendje e jashtëzakonshme atje. Protestuesit kanë hyrë brenda në sallën kryesore ndërkohë në sallën e press-konferencave janë të bllokuar bashkë gazetaret me shumicën parlamentare. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka apeluar të ruhet gjakftohtësia.


Shumica parlamentare në Kuvend, deputetët LSDM-së, Alencës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, zgjodhen  Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit. Menjëherë pas votimit Xhaferi ka dhënë betimin ndërkohë froni i kreut të Kuvendit po mbahet e bllokuar nga deputetët e VMRO-së.

Ndërkohë situata jashtë është mjaftë e tensionuar. Protestuesit “Për Maqedoni të Bashkuar”  të cilët janë mbledhur para godinës së Kuvendit duke shprehur revoltëne  tyre tashmë kanë hyrë brenda në Kuvend. Ndërkohë kryetari i sapozgjedhur, Talat Xhaferi po tenton të jap deklaratë për shtyp.


Veljanovski përfundon seancën në Kuvend, deputetët refuzojnë të largohen

Pasdita krijoi një situatë tejet të tensionuar në Kuvend të përcjellë me fishkëllima, të bërtitura, duartrokitje dhe këngë. Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski kërkoi që shumica e re të ngrihet në këmbë për të marrë në duar institucionin. Krste Mukovski nga VMRO-DPMNE-ja, nga ana tjetër papritur filloi të këndojë himnin e Maqedonisë që bëri të ngrihen në këmbë të gjithë deputetët. Megjithatë pas himnit, deputetët e LSDM-së njëzëri dhe më këngë, kërkuan përgjegjësi nga Nikolla Gruevski dhe përfundimin e tij në burgun e Shutkës.

Në një ndërhyrje procedurale deputeti i Besës, Zeqirja Ibrahimi tha se nëse u thye rregullorja për ndërhyrje procedurale duke u kënduar himni i Maqedonisë edhe ai do të këndojë himnin shqiptar.

“Më vjen keq që në fund e thyet rregulloren dhe e tejkaluat kohën që rregullorja parashikon për ndërhyrje procedural për të kënduar himni. Nëse u lejua të këndohet himni i maqedonas atëherë edhe unë do të këndojë himnin shqiptar”, tha Zeqirja Ibraimi.

Advertisements