Breaking News

Franca shpreh ngushëllime për vrasjen e rojave iraniane

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës me anë të një deklarate, ka shprehur ngushëllime për popullin dhe qeverinë e Iranit për vrasjen e një grupi të rojave iraniane nga terroristët.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në deklaratën e të enjtes të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës thuhet: “Franca dënon ashpër sulmin terrorist të kryer në zonën kufitare mes Iranit dhe Pakistanit ku si pasojë u vranë 10 pjesëtare të forcave kufitare të Iranit”.  Vlen të theksohet se të mërkurën në mbrëmje terroristët kishin vendosur prit në pikën zero kufitare të Iranit dhe Pakistanit dhe kanë vrarë 10 roje kufitare iraniane në pikën kufitare Mir Xhave në provincën Sistan dhe Baliçistan. Grupi terrorist takfirist Xhejshul-Adl ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm terrorist.

 

Advertisements