Breaking News

Putin thekson nevojën e luftës kundër terrorizmit

Presidenti i Rusisë ka theksuar ndjekjen e një politike të sistemuar në luftën kundër fenomenit të terrorizmit.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, të mërkurën në konferencën e gjashtë ndërkombëtare për siguri në Moskë, deklaroi: “Lufta kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore ka nevojë për një qasjen të sistemuar”. Vladimi Putin shtoi: “Diskutimet konstruktive dhe të lira në konferencën ndërkombëtar për siguri në Moskë kanë krijuar një rast të mirë për pjesëmarrësit për të shkëmbyer informacione dhe për zgjerimin e marrëdhënieve. Presidenti i Rusisë theksoi se bisedimet e drejtpërdrejta sot janë të domosdoshme për forcimin e partneritetit mes vendeve në luftën kundër terrorizmit.

Advertisements