Breaking News

Programet e Ruhani, Ghalibaf dhe Hashemi Taba, kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të Iranit

Hasan Ruhani, Muhamed Bagher Ghalibaf dhe Mostafa Hashemi Taba, kandidatët për zgjedhjet presidenciale të Iranit, kanë paraqitur programet e ardhshme të tyre në kuadër të fushatës elektorale.

Hasan Ruhani, presidenti aktual i Republikës Islamike të Iranit dhe kandidat për zgjedhjet e 12-ta presidenciale në Iran, të mërkurën në një prononcim për gazetarë deklaroi: “Për zgjidhjen e problemeve, vështrimi ynë duhet të përqendrohet brenda, në prodhim, tek populli, të rinjtë dhe tek kapitali dhe potenciali vendor. Brenda në Iran ekzistojnë kapitale shumë të mëdha dhe një prej kapitaleve është forca për zhvillimin e teknologjisë dhe për tërheqjen e investimeve të huaja”. Ndërkohë Muhamed Bagher Ghalibaf, kandidati tjetër në zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit, të mërkurën gjithashtu në një prononcim për media, ka thënë se programet e tij më të rëndësishme janë krijimi i vendeve të reja të punës, përkushtimin në zhvillimin e teknologjisë dhe të industrive petrokimike në kuadër të krijimit të vendeve të reja të punës. Muhamed Bagher Ghalibaf gjithashtu vuri në dukje politikat monetare dhe financiare të Iranit dhe theksoi në luftën kundër kontrabandës së mallrave. Mostafa Hashemi Taba, kandidati tjetër i zgjedhjeve të 12-ta presidenciale të Iranit, gjithashtu të mërkurën në mbrëmje në programin elektoral televiziv, theksoi ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë në Iran dhe deklaroi: “E gjithë pasuria e Irani duhet të shpenzohet për zhvillimin e vendit në mënyrë që të gjejë kuptim më të mirë jeta e qytetarëve”. Hashemi Taba gjithashtu theksoi në forcimin e kapaciteteve të forcave mbrojtëse në kuadër të ruajtjes së forcës së Iranit, në zbatimin e politikave të ekonomisë rezistente dhe në përkushtimin më të madh në industrinë e turizmit, si faktorë më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Vlen të theksohet se zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit zhvillohen me 19 maj 2017.

Advertisements