Breaking News

Ilir Meta mbledh partitë parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka ftuar sot pasdite partitë parlamentare në një përpjekje për zgjidhjen e krizës.

Burime nga Kuvendi thanë se ftesa është e hapur që partia ta zgjedhë vetë nivelin e përfaqësimit, por në të tilla raste, preferohet pjesëmarrja në nivel kryetarësh. Kryeparlamentari Meta po e ndërmerr këtë nismë pasi Presidenti i Republikës nuk ia doli të ulë së bashku në një tryezë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Nisma sapo është publikuar dhe tani është shumë herët të konfirmohet pjesëmarrja e opozitës në tryezën e dialogut të bërë fakt të kryer nga kryeparlamentari. Ndërkohë, në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet takimi mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe aleatëve të tij opozitarë, ku do t’i informojë lidhur me negociatat e zhvilluara një dite me pare për krizën politike në vend. Në përfundim të takimit, Basha pritet të dalë me një qëndrim edhe lidhur me ftesën e kreut të Kuvendit Ilir Meta për një takim mes drejtuesve të partive parlamentare për krizën.

Advertisements