Breaking News

Avionët luftarakë të Izraelit sulmojnë aeroportin e Damaskut

Avionët luftarakë të Izraelit kanë sulmuar pesë herë aeroportin e Damaskut. Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se këto sulme ajrore të Izraelit janë kryer sot në mëngjes ndaj një sektori ushtarak në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut.

Kanali televiziv Al Arabija ka raportuar për një shpërthim të fuqishëm në zonat rreth aeroportit ndërkombëtar të Damaskut. Kanali i dhjetë i televizionit izraelit ka thënë se ushtria izraelite nuk ka dhënë kurrfarë deklarate në lidhje me sulmin ajror në Siri. Pavarësisht sulmit ajror të regjimit sionist, aktualisht fluturimet po vazhdojnë në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut. Agjencia e lajmeve Reuters duke cituar disa burime të opozitarëve në rajonin e Damaskut, pretendoi se sulmet izraelite në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Damaskut kanë goditur një depo të armatimit dhe bazën e forcave ajrore të qeverisë së Sirisë. Kanali televiziv Al Menar ka raportuar se informacionet e para tregojnë se sulmi ajror në zonat rreth aeroportit të Damaskut kanë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk shkaktuar viktima në njerëz.

Advertisements