Breaking News

Lideri suprem: Islami, arsyeja e armiqësisë së Amerikës dhe të sionistëve me Republikën Islamike të Iranit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në takim me funksionarët shtetëror dhe me ambasadorët e vendeve islame të zhvilluar me rastin e përvjetorit të Profetësisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s., profetit të nderuar të Islamit, theksoi se Amerika dhe sionistët kundërshtojnë Republikën Islamike të Iranit për arsye se islami në Iran është më i dalluar dhe pengon ambiciet e tyre.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, me këtë rast deklaroi se perceptimi i shkakut të armiqësisë së arrogancës botërore me islamin, është detyre e funksionarëve të vendeve islame dhe shtoi: “Shtetet islame duhet ta kuptojnë se qëllimi i Amerikës nga mbështetje e një vendi islamik dhe armiqësia e saj me një vend tjetër islamik, është moslejimi i unitetit të botës islame dhe krijimi i pengesave përpara perceptimit të përbashkët të myslimanëve ndaj interesave të vendeve islame”. Lideri i Revolucionit Islamik në vazhdim tha: “Kolonizatorët dhe plaçkitësit janë bërë aleat me disa vende të rajonit dhe për vazhdimin e kësaj myslimane, po bëjnë përpjekje që Republikën Islamike të Iranit ta paraqesin armik kështu veprojnë edhe ndaj myslimanëve shiitë në përgjithësi. Mirëpo të gjithë duhet ta kuptojnë këtë çështje se bashkimi dhe qëndresa përball politikës së dhunshme të arrogancës botërore, rezulton me zhvillimin dhe progresin e botës islame.  Politikat e përbashkëta dhe kërcënuese të të gjithë politikanëve të kaluar dhe aktualë të Amerikës kundër popullit të Iranit, tregojnë brishtësinë e liderëve të të gjitha partive politike në Amerikë. Amerikanët në të gjitha kohërat, për ta goditur Iranin kanë bërë të gjithë atë çfarë kanë mundur, por të gjithë duhet ta dinë se çdo kush që mundohet të bëjë ndonjë agresion kundër Iranit, ai në fund do të jetë në dëm të tij”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me këtë rast duke iu drejtuar kandidatëve të zgjedhjeve presidenciale të Iranit, deklaroi: “Duhet t’i premtoni popullit që zhvillimin e vendit, për progresin ekonomik dhe për zgjidhjen e problemeve të tjera, nuk do t’i mbani sytë jashtë kufijve të Iranit”.

Advertisements