Breaking News

Macron e Le Pen në balotazh

Presidenti i ri francez do të zgjidhet mes populistes Marin Le Pen dhe kandidatit pro europian të qendrës Emanuel Macron.

Në përfundim të raundit të parë të votimit, Exit Poll-et sugjerojnë se Macron ka siguruar 23.7 % të mbështetjes ndërsa udhëheqësja e Frontit Nacional 21.7 %. Sipas projektimeve kandidati i konservatoreve Fransua Fijon  dhe i majti Zhan Luk Melensho kanë siguruar respektivisht, 19.9 % dhe 19.3 % të votave duke u skarcuar nga gara e fortë, e luftuar deri në momentet e fundit.  Le Pen falenderoi votuesit e saj për atë që e quajti rezultat historik dhe u zotua të mbrojë shtetin francez dhe pavarësinë e tij. Cilido të jetë fituesi i balotazhit të7 majit, votimi shënon një shkëputje nga partitë e majta dhe të qendrës së djathtë që kanë dominuar për një kohë të gjatë politikën franceze.

Advertisements