Breaking News

Kriza në Ukrainë temë kryesore e takimit Rex Tillerson dhe Petro Poroshenko

Sekretari i DASH ka biseduar me telefon me presidentin e Ukrainës në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, krizën në Ukrainë dhe rezultatin e vizitës së tij në Moskë.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Rex Tillerson, në këtë bisedë telefonike me Petro Poroshenko, duke folur në lidhje me vizitën e tij të fundit në Rusi ka thënë se ekziston vullnet për zgjerimin e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës, kriza në Ukrainë është një nga pengesat kyçe për këtë çështje. Dyja palët po ashtu kanë folur në lidhje me vazhdimin e përleshjeve në lindje të Ukrainës dhe Rex Tillerson ka thënë se qeveria e Ukrainës duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit.

Advertisements