Breaking News

Dështimi i Al Saud në luftën kundër Jemenit / Valë e re e shkarkimeve në Arabinë Saudite

Me zgjatjen e luftës së pasuksesshme të Arabisë Saudite kundër Jemenit, është shkarkuar nga detyra komandanti i forcave tokësore i Arabisë Saudite.

Në këtë kuadër, Fahd ben Torki, është emëruar komandant i ri i forcave tokësore të ushtrisë së Arabisë Saudite. Po ashtu Ahmed Asiri, zëdhënës i koalicionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit është shkarkuar nga pozita që ushtronte deri më tani dhe është emëruar zv/drejtor i Institutit saudit të Inteligjencës. Mbreti i Arabisë Saudite me disa urdhra të ndarë, ka urdhëruar ndryshimin e disa anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe djalin e tij e ka emëruar ambasador në SHBA. Selman ben Abdulaziz, mbreti i Arabisë saudite ka shkarkuar nga detyra ministrin për shërbime civile dhe ka urdhëruar krijimin e një komisioni hetimor për të hetuar punën e tij. po ashtu janë shkarkuar edhe ministri i mediave dhe ambasadori i Arabisë Saudite në SHBA dhe njëri nga djemtë e mbretit është emëruar ambasador në SHBA. Princi Abdullah ben Faisal ibn Turki është shkarkuar nga posti i ambasadorit saudit në SHBA dhe në vend të tij është emëruar Khaled bin Selman bin Abdulaziz, djali i mbretit Selman. Arabia Saudite e cila më 26 Mars 2015 ka filluar luftën kundër Jemenit, kishte pritur që kjo luftë të përfundonte shpejt duke e mundur lëvizjen Ansarullah, për të kthyer në pushtet të Abdurabeh Mansur Hadit, presidentit të vetëdorëhequr të Jemenit. Kohë më parë, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi për ndryshimin e situatës së luftës në Jemen dhe shtoi në të ardhmen do të nisin operacione të reja të cilat do të ndryshojnë rrjedhën e luftës në vend. Ministri saudit i mbrojtjes Mohamed bin Selman pak kohë më parë kishte deklaruar se lufta në Jemen është duke përfunduar dhe Arabia Saudite po kërkon rast për të vendosur “paqen” në Jemen. Ai në një intervistë me agjencinë mediatike ‘Bloomberg”, ka thënë se edhe nëse do të dështojë çdo gjë, ne përsëri jemi të gatshëm. Muhamed bin Selman në këtë intervistë ka thënë se marrëdhëniet e Arabisë Saudite me Amerikën janë të gjera dhe nafta është vetëm një pjesë e vogël e marrëdhënieve mes Riadit dhe Uashingtonit. Muhamed bin Selman në fund deklaroi se Amerika po “mbron” jo vetëm Lindjen e Mesme, por edhe të gjitha vendet e botës! Amerika është vendi numër një në botë! Ne, e konsiderojmë veten aleat të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe gjithashtu e shikojmë Amerikën si aleat”, theksoi ndër të tjera Muhamed bin Selman, ministër i mbrojtjes së Arabisë Saudit.

Advertisements