Breaking News

Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Francë

Franca zhvillon sot raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, në një klimë të rënduar shkaktuar nga aktet terroriste.

Klima i ka sjellë avantazhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila është akuzuar se po e shfrytëzon sulmet terroriste. Francezët janë skeptikë nëse kandidatët do të arrijnë të mbajnë premtimet elektorale apo do zgjidhin çështjet për të cilat kanë dhënë garanci. Vrasja e një efektivi të policisë nga një militant i dyshuar i ISIS të enjten e 20 prillit e vendosi sigurinë kombëtare në krye të axhendës politike franceze. Liderja e Frontit Nacional Marine Le Pen ka premtuar ashpërsim të kontrolleve kufitare dhe zhdukjen e terrorizmit islamik nëse ajo zgjidhet presidente e vendit. Sipas sondazheve në raundin e parë të Presidencialeve do të dalë fitues Makron, i pasuar nga Marine Le Pen. Megjithatë këto janë zgjedhjet e para që nuk kanë një kandidat mbi të tjerët, pasi diferencat mes 4 garuesve janë të vogla. Masat e sigurisë janë shtuar, veçanërisht Parisi është blinduar. 50 mijë policë dhe 7 mijë forca ushtarake do të angazhohen në mbarë vendin.

 

Advertisements