Breaking News

Rezultati i referendumit në Turqi, sfidë për Erdoganin

Referendumi në Turqi i realizuar kohëve të fundit, në të vërtetë ishte një sfidë për presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, që dëshmoi se ai nuk ka një të ardhme politike të mirë në këtë vend. Pro referendumit për ndryshimet kushtetuese kanë votuar 51.37% e votuesve ndërsa kundër janë shprehur 48.63% të votuesve.

Rreth 25 milionë turq, 1,3 milionë më shumë se ata që votuan kundër, votuan pro ndryshimeve kushtetuese që do ta kthejnë Turqinë në Republikë presidenciale. Rreth 55 milionë turq kishin të drejtë vote në 167,000 vendvotime, dhe pjesëmarrja thuhet të ketë qenë rreth 86%. Dy partitë kryesore opozitare e Turqisë thanë se do të kundërshtojë rezultatet. Partia Popullore Republikane (CHP) kërkoi rinumërimin e 60% të votave. Ata kritikuan vendimin për të pranuar si të vlefshme fletëvotimet e pavulosura. Pas kalimit të 17 viteve nga qeverisja e Erdogan, 7 vite nga fillimi luftës në Siri dhe tentimit për grusht shtet në Turqi, ky referendum në të vërtetë ishte referendum për Erdoganin, jo për ndryshimet kushtetuese. Çështja e cila është shtruar në Turqi është ajo që të tregonte  se kush është me Erdogan e kush është kundër. Në realitet, populli turk ka votuar në këtë mënyrë. Partia kryesore opozitare në Turqi, Partia Popullore Republikane, (CHP), ka deklaruar se kundërshton rezultatet e referendumit të zhvilluar sot në vend për ndryshimin e Kushtetutës, duke pretenduar se është manipuluar në aspektin e përmbajtjes dhe metodikës. “Që në mëngjes ka pasur një kaos serioz në të gjithë Turqinë. Bordi i Lartë i Zgjedhjeve [YSK] ka deklaruar se bordi do të gjykojë letrat e votimit pa vula si të vlefshme. Ata kanë anuluar letrat e votimit pa vula që erdhën nga jashtë vendit (votuesit turq në botë). Ai ishte i njëjti Bord që e bëri këtë?”, tha nënkryetari i Partisë, Erdal Aksünger, duke shtuar se partia e tij do të bëjë ankesat e nevojshme për të kundërshtuar rezultatin. “Ne do të kundërshtojmë”, shtoi ai. “Përveç kësaj, ka pasur dy lloje të ndryshme të pullave; në njërën prej tyre shkruhej “zgjedhje” dhe “po”. Kryetari i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, Federica Mogherini, shefe e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE dhe Johannes Hahn, komisioner për zgjerimin e BE, në një deklaratë të përbashkët shprehën shqetësimin për lëvizjen e Turqisë drejt diktaturës dhe theksuan se  BE do t’i ndjekë me shumë vëmendje reformat kushtetuese në Turqi, sepse ky vend është kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë deklaratë, Brukseli shpreh shqetësimin për manipulimet eventuale në referendumin në Turqi, pasi opozita turke ka deklaruar se do të kontestojë rezultatin e referendumit pas manipulimeve masive të vërejtura nga përfaqësuesit e partive opozitare.

Advertisements