Breaking News

SHBA përgatit akuza për arrestimin e Julian Assange

Administrata e presidentit të SHBA Donald Trump po përgatit akuza kundër Julian Assange, themeluesit të Wikileaks, në një përpjekje për t’a arrestuar atë, bëjnë të ditur disa burme brenda administratës Trump.

Zyrtarë amerikanë të lidhur me këtë çështje kanë thënë për CNN të enjten se hetimi i Departamentit amerikan të drejtësisë për Wikileaks ishin iniciuar nga viti 2010, por prokurorët kishin hezituar të vazhdonin hetimet për shkak të frikës nga amendamenti i parë i Kushtetutës së SHBA që ndalon ndjekjen penale të Assange. Megjithatë, tani ata besojnë se kanë gjetur një mënyrë për të arrestuar njeriun që publikoi mijëra dosje të marra nga ish-analisti i zbulimit të ushtrisë amerikane, Bradley Manning, që tani njihet si Chelsea Manning. Gjatë kohës së presidencës së Barak Obama, Departamenti amerikan i drejtësisë vendosi që do të ishte e vështirë të akuzohej Assange, sepse WikiLeaks nuk ishte i vetmi entitet që botoi dokumente të vjedhura nga Manning. Disa gazeta, duke përfshirë ‘The New York Times’ dhe ‘The Guardian’, gjithashtu botuan ato dokumente. Herët gjatë këtij viti, Themeluesi i sajtit Wikileaks, Julian Assange është shprehur i gatshëm për tu kthyer në Amerikë. Në një mesazh në faqen e tij në Twitter, Assange i ka kërkuar Barack Obamës që të lejojë kthimin e tij në Amerikë megjithëse ndaj tij ekziston vendim gjykate me dënim 35 vjet për shkak të publikimit të dokumenteve sekrete. Assange pret nga Barack Obama që japë amnistinë. Assange që prej vitit 2012 ndodhet në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Ai nuk ka pranuar të transferohet në Suedi me shpresën se do të shqyrtohet dosja e publikimit të 700 mijë dokumente ushtarake, diplomatike dhe përdhunime seksuale në Amerikë. Gjatë vitit të kaluar, OKB ka kërkuar anulimin e fletë-arrestit për themeluesin ueb sajtit ‘Wikealeks’. Sipas Russia Today, OKB ka deklaruar se Anglia dhe Suedia duhet të anulojnë fletë-arrestin e Julian Aseange, themelues i ueb sajtit ‘Wikealeks’. OKB ka shtuar se përpjekjet e Anglisë për ndryshimin e qëndrimit të kësaj organizate nuk do të kenë efekt. Më parë, OKB përmes një deklarate kishte kërkuar nga Anglia dhe Suedia që të respektojnë të drejtat civile të Asange. Kryeprokurorja suedeze ka mbërritur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, për të marrë në pyetje themeluesin e “Wikileaks”, Julian Assange, në lidhje me akuzat për përdhunim me të cilat përballet në Suedi. Edhe pse ai e mohon të ketë përdhunuar një grua suedeze në vitin 2010, kryeprokurorja ka mbërritur për të dëgjuar deklaratat e tij me ndërmjetësimin e një prokurori ekuadorian, i cili do t’ia drejtojë pyetjet Assange. Themeluesi i “Wikileaks” fitoi të drejtën e azilit nga Ekuadori dhe strehohet në ambasadën e këtij shteti në Britani që prej 4 vitesh, duke iu frikësuar ekstradimit të mundshëm në Suedi, apo edhe në Shtetet e Bashkuara. Assange nga ana e tij thotë se akti seksual mes dy personave në fjalë ka qenë konsensual dhe beson se akuza e ngritur ndaj tij është e motivuar politikisht. Sipas zyrtarëve amerikanë të përfshirë në këtë proces, hetuesit ndryshuan pikëpamjen e tyre pasi gjetën atë që ata besonin se ishte provë se WikiLeaks luajti një rol aktiv në ndihmën e ish analistit të NSA ,Edward Snowden, për të zbuluar një kopje masive të dokumenteve konfidenciale. Qeveria e SHBA ka përshkruar shpesh WikiLeaks-in si një mjet i agjencive të inteligjencës ruse. Në dhjetor, CIA tha se kishte arritur në përfundimin se operacionet e inteligjencës ruse ofruan materiale për Wikileaks në një përpjekje për të ndihmuar disfatën e Hillary Clinton kundrejt Dobald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Advertisements