Breaking News

Forcat ruse me pajisje të rënda ushtarake nisen në drejtim të Koresë Veriore

Me shtimin e mundësive për konflikt ushtarak midis Amerikës dhe Koresë Veriore, Rusia ka dërguar forca dhe pajisje të rënda ushtarake në kufirin e përbashkët me Korenë e Veriut.

Gazeta angleze Telegraph shkruan: Tensionet midis Pheninanit dhe Uashingtonit janë rritur në javët e fundit, posaçërisht pas testimit të pasuksesshëm të raketës balistike të Koresë Veriore. Ushtria amerikane po konsideron goditjen në fluturim të raketës, në testin e ardhshëm të Koresë së Veriut, si një mënyrë për t’i treguar forcën Phenianit. Rex Tillerson, sekretari i DASH ka thënë të enjten se administrata e Trump është duke shqyrtuar përsëri futjen e Koresë Veriore në listën e vendeve që përkrahin terrorizmin. Ndërkaq, gazeta ‘Rodong Sinmun’ e partisë në pushtet në Korenë e Veriut, ka shkruar se Pheniani posedon fuqinë për të shkatërruar të gjitha forcat amerikane jo vetëm në Korenë e Jugut dhe rajonet përreth, por edhe në vetë territorin e SHBA.

Advertisements