Breaking News

Mbi njëqind persona të plagosur nga sulmi terrorist në Alepo, largohen nga zonat nën kontrollin e terroristëve

Mbi njëqind persona të plagosur nga shpërthimi terrorist në rajonin Rashidin të Alepos në Siri të mërkurën janë transferuar nga zonat nën kontrollin e terroristëve në spitalin e Universitetit të Alepos.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se 127 persona të plagosur me tre autobus janë evakuuar nga spitalet e zonave nën kontrollin e terroristëve sidomos nga spitali i rajonit Babul-Hava në kufi me Turqinë dhe janë vendosur në spitalet e Alepos në veri të Sirisë. Rreth 5 mijë civilë sirianë të rajoneve të rrethuara nga terroristët Faua dhe Kefraja në provincën Alepo në veriperëndim të Sirisë, pas rrethimit dyvjeçar të premten e kaluar me dhjetëra autobus kanë hyrë në Alepo. Të shtunën kur autobusët ishin ndalur në rajonin Rashidin, si pasojë e shpërthimit të një autobombe, 126 persona që shumica e tyre ishin fëmijë dhe gra, janë vrarë dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur. Pas pushtimit të qytetit Idlib në veriperëndim të Sirisë dhe në kufi me Turqinë nga terroristët, dy qytete Faua dhe Kefraja që nga marsi i vitit 2015 janë vendosur nën rrethim të plotë nga terroristët dhe që nga ajo për çdo ditë kanë qenë objekt i sulmeve të vazhdueshme të terroristëve.

Advertisements