Breaking News

Irani dhe Bosnja e Hercegovina kërkojnë zgjerimin e bashkëpunimeve

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Sarajevë dhe ministri i bujqësisë dhe resurseve të ujit kanë diskutuar zgjerimin e bashkëpunimeve të të dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahmud Hejdari, ambasadori i Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë, të mërkurën në takim me Shamsudin Dediç, vuri në dukje interesimin e popullit të Iranit ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, u shpreh optimist për zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve në të gjitha fushat, sidomos në sektorët e bujqësisë, shkencave dhe hulumtimeve. Mahmud Hejdari në këtë takim gjithashtu ka ftuar Shemsudin Dediç që së bashku me një grup ekspertësh të bujqësisë dhe të blegtorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, të zhvillojë një vizitë në Iran ku përveç takimeve me funksionarët iranianë, të vizitojë edhe universitetet e bujqësisë, qendrat hulumtuese, shkencore dhe teknologjisë moderne të Iranit në industrinë e bujqësisë dhe të blegtorisë. Nga ana e tij Shamsudin Dediç gjithashtu në këtë takim tha: “Produktet bujqësore të Bosnjës dhe të Hercegovinës posedojnë një cilësi të lartë dhe duke marrë parasysh faktin se përmbajnë standardet e Bashkimit Evropian, prandaj shtimi i shkëmbimeve bujqësore mes të dy vendeve mike Iranit dhe Bosnjës e Hercegovinës, mund të ketë rëndësi shumë të madhe”. Dediç në vazhdim theksoi zhvillimin e tregtisë së produkteve hallal në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe shtoi: “Shtoi aktualisht shumë prodhues të produkteve të blegtorisë posedojnë licensën e produkteve hallall dhe Bosnjë ka potenciale të mëdha në tre sektor të mishit të kuq, mishit të shpezëve dhe produkteve bujqësore”.

Advertisements