Breaking News

Vriten mbi 100 mercenarë sauditë në jug të provincës Taiz të Jemenit

Gjatë operacioneve për rimarrjen e kontrollit në rajonin Xhebelu Nar në jug të provincës Taiz, forcat jemenase kanë vrarë mbi 100 mercenarë sauditë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se gjatë operacioneve të forcave jemenase për rimarrjen e bazave ushtarake në rajonin Xhebelu Nar në qytetin Lemekha në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit, janë vrarë më shumë se 100 paramilitarë dhe pjesëtarë të forcave mercenare të Arabisë Saudite. Burimet ushtarake të forcave mercenare saudite gjithashtu kanë pohuar se gjatë këtyre operacioneve janë vrarë edhe disa komandantë të dalluar të forcave mercenare saudite. Nga ana tjetër me dhjetëra forca mercenare të Arabisë Saudite janë vrarë dhe plagosur edhe në rajonin Kabita në provincën Lahaxh në jug të Jemenit pas përballjes me forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit. Ndërkohë, njësitë raketore të ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit gjatë një operacioni tjetër, kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë së Arabisë Saudite në bazën ushtarake Al-Mustehadith në rajonin Al-Khuba në provincën Xhizan të Arabisë Saudite. Autoritetet e Arabisë Saudite kanë pohuar se gjatë një operacioni në provincën Xhizan është vrarë Ali Al-Damiri, shefi i shtabit të luftës në brigadën e nëntë të ushtrisë saudite. Njësitë e artilerisë së forcave jemenase gjithashtu kanë sulmuar edhe bazën ushtarake Al-Shobe dhe bazën ushtarake Al-Masjal si dhe pozicionet e forcave mercenare saudite në qendrën vëzhguese Al-Ra’va në perëndim të pikës kufitare Alab në provincën Asir të Arabisë Saudite.  Vlen të theksohet se regjimi Al Saud që nga marsi i vitit 2015 me mbështetjen e Amerikës ka filluar agresionin ushtarak kundër popullit të Jemenit me qëllim që ta kthejë përsëri në pushtet ish-presidentin Mansur Hadi.

Advertisements