Breaking News

Për çfarë ndryshimi votuan qytetarët turq?!

Qytetarët e Turqisë në referendumin për ndryshimin e 18 neneve të Kushtetutës, i thanë PO transferimit të sistemit parlamentar në sistemin presidencial të këtij vendi si një ndryshim i rëndësishëm dhe rezultatet e tij do të duken më shumë pas vitit 2019, kur do të hyjë në fuqi zyrtarisht zbatimi i plotë i  këtij ndryshimi.

Numërimi i votave të të gjithë 167.140 kutive të votimit pas referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë tani më ka përfunduar dhe sipas rezultateve të shpallura jo zyrtarisht, qytetarët e Turqisë me 51.3% të votave, i thanë "PO" këtij ndryshimi kushtetues. Sipas këtyre rezultateve të cilat janë bërë të ditura nga agjencia e lajmeve Anatoly, 48.7% e qytetarëve të këtij vendi në këtë referendum kanë votuar kundër ndryshimit kushtetues për transferimin e sistemit parlamentar në atë presidencial. Ndryshimet që do të bëhen pas votës pozitive të 51% të qytetarëve të Turqisë, janë si në vijim:

  1. Ndryshimi i sistemit shtetëror të Turqisë nga sistemi parlamentar në atë presidencial.
  2. Presidenti mund të zgjidhet për dy mandate pesë vjeçare me votën e drejtpërdrejtë të popullit.
  3. Posti i kryeministrit hiqet dhe presidenti njëkohësisht është edhe kryetari i qeverisë dhe zgjedh dhe prezanton anëtarët e kabinetit qeveritar.
  4. Numri i kursive të Parlamentit të Turqisë nga 550 do të shtohet në 600.
  5. Niveli i moshës për kandidat në zgjedhje nga 25 reduktohet në 18 vjeç dhe hiqet kushti për kryerjen e shërbimit ushtarak për kandidatin. Personat që janë të lidhur me ushtrinë, nuk kanë të drejtë të bëhen kandidatë për zgjedhje.
  6. Mandati i Parlamentit nga 4 vjet, zgjatet në pesë vjet dhe zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale zhvillohet një herë në pesë vjet dhe mbahen në një ditë. Në rast se asnjë kandidat nuk mund të fitojë shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet do të zhvillohen në raundin e dytë.
  7. Anulohet kompetenca e Parlamentit për kërkim të përgjegjësisë dhe interpelancës së ministrave dhe të qeverisë, si dhe do të hiqet edhe kompetenca e deputetëve për t’i dhënë kompetenca shtesë disa ministrave.
  8. Për shfuqizimin e vetos së presidentit të shtetit, Parlamenti duhet ta anulojë atë plan me shumicën e votave 301 vota.
  9. Parlamenti me mekanizma parlamentar mund të kryejë hetime, inspektime parlamentare ndaj kabinetit qeveritar dhe zv/presidentit. Interpelanca është hequr dhe në vend të saj është vendosur hetimi dhe inspektimi parlamentar. Zv/presidenti i parë ka afat 15 ditë që t’i përgjigjet pyetjeve të paraqitura.
  10. Individët mund të bëhen kandidat për president vetëm në kohën kur ata mbështeten nga një ose disa parti të cilat n ë zgjedhjet paraprake kanë fituar më së pakur 5% të votave dhe të kenë të paktën 100.000 vota. Presidenti nuk do të jetë i obliguar për anulimin e anëtarësisë në partinë e tij.
  11. Presidenti i shtetit, është kryetar i vendit dhe do të jetë kryetari i qeverisë dhe do të ketë kompetencë për emërimin ose shkarkimin të ministrave dhe të zëvendësve të tij. Presidenti, gjithashtu mund të organizojë referendum dhe të lëshojë dekrete shtetërore dhe qeverisëse. Nëse Parlamenti do të miratojë një ligj në lidhje me pikërisht at dekret ekzekutiv, atëherë do të anulohet dekreti i presidentit dhe do të fuqizohet ligji i miratuar nga Parlamenti.
  12. Parlamenti të  fillojë çfarëdo hetimi dhe inspektimi me shumicën e votave (301). Parlamenti e vë në shqyrtim propozimin përgjatë një muaji. Në rast të përfundimit të shqyrtimit, Parlamenti mund të fillojë hetimin dhe inspektimin me votën negative të tre të pestave të deputetëve (360). Pas përfundimit të hetimit dhe inspektimit, Parlamenti me dy të drejtat e votave (400 vota), mund të ngre padi kundër presidentit.
  13. Presidenti i shtetit mund të ketë një ose disa zë/presidentë. Në rast të mbetjes zbrazët të postit të presidentit, brenda 45 ditëve duhet të organizohen zgjedhjet presidenciale. Në rast se zgjedhjet parlamentare do kenë një distancë kohore më pak se një vit me zgjedhjet presidenciale, të dy palë zgjedhjet do të zhvillohen në një ditë. Kjo çështje nuk do të ketë lidhje me kufizimin e dy mandateve presidenciale. Kryerja e hetimeve dhe inspektimeve në lidhje akuzat e zv/presidentëve dhe të ministrave, do të jetë e mundur me tre të pestat e votave. Parlamenti, pas shpalljes së rezultateve të hetimit dhe inspektimit, mund të ngre padi kundër tyre me dy të tretat e votave. Në rast të vërtetimit të akuzave, zv/presidenti ose ministri i akuzuar do të dënohet me shkarkim nga funksioni i tij vetëm atëherë kur kundërvajtje të jetë e atij niveli që do të pengojë ata nga kandidimi në zgjedhje. Në rast se një deputet i Parlamenti zgjidhet ministër ose zv/president, atëherë anulohet anëtarësimi i tij në Parlament dhe vendin e tij do ta plotësojë deputeti rezervë.
  14. Presidenti i shtetit nëse mbështetet nga tre e pesta e Parlamentit, mund të marrë vendim për organizimin e një palë zgjedhjeve të parakohshme. Institucioni organizativ zgjedhor, do të vetëshpërbëhet deri në kohën e zgjedhjeve.
  15. Kompetenca për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme i është dhënë presidentit e cila do të hyjë në fuqi pas pëlqimit të Parlamentit. Parlamenti mund të vazhdojë, ta shkurtojë ose ta pezullojë gjendjen e jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme mund të vazhdohet deri në katër mandate, përveç në rrethana lufte në të cilat kjo gjendje do të mbetet pa kufizim kohor. Çfarëdo lloj dekreti ekzekutiv që lëshohet nga presidenti gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të miratohet nga Parlamenti.
  16. Sistemi gjyqësor do të ketë të drejtë të mbikëqyrë veprimet e presidentit.
  17. Gjykatat ushtarake anulohen, përveç në rrethana lufte për hetimin e krimeve të ushtarëve.
  18. Më parë presidenti mund të emëronte një gjykatës në Gjykatën e Lartë Penale Ushtarake dhe një gjykatës në Gjykatën e Lartë Ushtarake Administrative. Tani me shpërbërjen e gjykatave ushtarake, numri i gjykatësve të Gjykatës së Kushtetutës nga 17 reduktohet në 15 gjykatës. Si rezultat numri i gjykatësve të zgjedhur nga presidenti nga 14 reduktohet në 12 gjykatës, por Parlamenti gjithashtu do të ketë të drejtën e zgjedhjes së 3 gjykatësve.
  19. Bordi i Lartë i Gjykatësve dhe Prokurorëve do të ndryshojë emrin në “Bordi i Gjykatësve dhe i Prokurorëve”. Anëtarët e këtij bordi do të reduktohen nga 22 në 13 anëtarë dhe numri i administratave të tij nga 3 do të reduktohet në 2 administrata. 4 anëtarë të këtij bordi do të zgjidhen nga presidenti dhe 7 anëtarë nga Parlamenti. Kandidatët e këtij bordi, duhet të fitojnë dy të tretat e votave (400 vota) në raundin e parë dhe tre të pestat e votave (360 vota) në Parlament për të hyrë në këtë Bord. Dy anëtarë të tjerë të tjerë të këtij bordi do të jenë ministri i drejtësisë dhe zëvendësi i tij të cilët do të mbeten pa ndryshim.
  20. Presidenti 75 ditë para përfundimit të vitit financiar, dërgon projektbuxhetin në Parlament. Deputetët e Parlamentit nuk mund të japin propozime për ndryshimin e shpenzimeve publike. Në rast të mos miratimit të buxhetit, në vend të tij do të propozohet një buxhet i përkohshëm. Në rast të mosmiratimit as të buxhetit të përkohshëm, atëherë do të përdoret projektbuxheti i vitit të kaluar me ndryshimin relativ të shifrave.
  21. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe të përgjithshme do të organizohen më 3 nëntor 2019. Në rast se Parlamenti merr vendim për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, dy palë zgjedhjet do të zhvillohen në një ditë. Zgjedhjet për anëtarët e Bordit të Gjykatësve dhe të Prokurorëve, do të mbahen 30 ditë pas miratimit të këtij ligji. Me miratimin e këtij ligji, do të anulohen gjykatat ushtarake.
Advertisements