Breaking News

Prezantohen arritjet më të reja të Forcave Tokësore të Ushtrisë së Iranit

Gjeneral Major Kiomars Haidari, komandant i Forcave Tokësore të Ushtrisë iraniane në një ceremoni të organizuar në prag të 18 Prillit, Ditës së Forcave Tokësore të Ushtrisë së RII, prezantoi disa nga arritjet më të reja të këtyre forcave.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, në këtë ceremoni u prezantuan disa armë të reja të Forcave Tokësore të Iranit si snajperi gjysmë automatik Haidar i kalibrit 50 mm, makina taktike minuese Haidar-5, transportuesi i blinduar Sulejman-1, sistemi i radarit me rreze të gjatë veprimi Kernia dhe makina taktike luftarake Haidar-6. Më parë, në prani të presidentit të RII z. Hasan Ruhani dhe në ditën e parë të panairit “Simboli i forcës kombëtare dhe i ekonomisë rezistente”, u promovuan helikopterët e rinj ushtarakë iranianë, avioni i parë trajnues (Jet) i prodhuar nga specialistët iranianë dhe i quajtur Kousar, droni taktik Muhaxher-6, raketa detare Nasir dhe raketa ajër-ajër Fakur. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në ceremoninë e përurimit të sukseseve më të reja të Ministrisë së Mbrojtjes në Teheran, deklaroi: “Forcimi i bazave mbrojtëse të forcave të armatosura të Iranit, është vetëm për ta mbrojtur vendin dhe kurrë nuk do të përdoren kundër ndonjë vendi tjetër”. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani vet ka qenë viktimë e agresionit të padrejtë, prandaj nga askush nuk merr leje për forcimin e kapaciteteve të forcave të armatosura dhe për prodhimin e raketave dhe avionëve.

Advertisements