Breaking News

Manovra ajrore në kulmin e tensioneve në Gadishullin Korean

Në kulmin e tensioneve dhe të shqetësimit të bashkësisë ndërkombëtare mbi krizën në Gadishullin Korean, forcat ajrore të SHBA dhe të Koresë së jugut kanë nisur sot një manovër të përbashkët.

Agjencia e lajmeve IRNA raporton se kjo manovër Max Roar (Klithma Maks), është manovra më e madhe vjetore ku marrin pjesë 1000 pjesëtarë të forcave ajrore amerikane dhe mijëra forca ajrore jugkoreane si dhe dhjetëra avionë dhe helikopterë luftarakë. Manovra në fjalë do të zgjasë dy javë dhe konsiderohet si një paralajmërim serioz për Korenë e Veriut. SHBA ka dislokuar në Korenë e Jugut avionë të tipeve të ndryshme si F-16 dhe UV8-B, të cilët do të përdoren në këtë manovër, e cila filloi njëkohësisht me vizitën e nënpresidentit amerikan Mike Pence në Seul. Pence do të vizitojë edhe Japoninë për të shprehur angazhimin e fuqishëm të SHBA për garantimin e sigurisë së Seulit dhe Tokios përballë kërcënimeve të vazhdueshme të Phenianit.

Advertisements