Breaking News

Irani dënon krimet e terroristëve takfiristë në Siri

Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të RII duke dënuar krimet e tmerrshme të ditës së shtunë të terroristëve takfiristë në Siri, ka shprehur solidarizimin me qeverinë dhe popullin sirian.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së jashtme të RII, të shtunën në mbrëmje ka deklaruar: Këto janë krime të turpshme  të terroristëve takfiristë dhe padyshim bashkësia ndërkombëtare duhet të dënojë këto krime. Në shpërthimin e ndodhur dje në afërsi të autobusëve që transportonin banorët e dy qytezave Kofrie dhe Fue në lagjen Rashidin në Alepo, janë martirizuar 50 persona dhe 38 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi që ka ndodhur në afërsi të autobusëve  që transportonin banorët e qytezave Kofrie dhe Fue në lagjen Rashidin në provincën Alepo të Sirisë, dëshmon se grupet terroriste nuk respektojnë asnjë marrëveshje. I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha më 28 mars se qeveria e Sirisë dhe grupet militante kishin arritur marrëveshjen që parashikon transferimin e 16.000 njerëzve nga Fue dhe Kofrie në këmbim për evakuimin e militantëve dhe familjeve të tyre nga dy qytetet e fundit.

 

Advertisements