Breaking News

Historiku: Franca arreston 159 pjesëtarë të Muxhahedine Khalk

Associated Press: Policia e Francës më datë 17 qershor 2003, ka bastisur selinë e Organizatës Muxhahedine Khalk dhe ka arrestuar disa pjesëtarë të kësaj organizate duke përfshirë edhe Maryam Rajavi. Në vazhdim po sjellim raportin e Elin Genli, gazetares së Associated Press, të përgatitur pas kësaj bastisje:

Forcat speciale të policisë të armatosura deri në dhëmbë, të martën kanë bastisur selinë qendrore të një grupi opozitar të Iranit dhe kanë arrestuar disa persona me akuza të projektimit të sulmeve terroriste në Francë dhe me akuzë të krijimit të një baze mbështetëse për operacione jashtë vendit.

Kjo bastisje e gjerë, është kryer një muaj pasi forcat amerikane kanë çarmatosur degën ushtarake të Muxhahedine Khalk në Irak. Kjo organizatë e cila është futur në kategorinë e grupeve terroriste nga Amerika dhe Bashkimi Evropian, po bënë përpjekje për ta rrëzuar regjimin fetar në Iran.

Autoritetet e Francës kanë arrestuar 159 persona gjatë bastisjes në qendrën e Organizatës Muxhahedine Khalk në veri të Parisit dhe në 12 zona të tjerë. Autoritetet policore gjatë këtij operacioni kanë konfiskuar 1.3 milionë dollarë që të gjitha nga 100 dollarë dhe një sasi kompjuterësh dhe mjete komunikuese satelitore.

Domenik Perbon, ministri i drejtësisë në një intervistë me Radio France Info, deklaroi: “Kjo çështje është e lidhur me luftën kundër veprimtarisë terroriste të cilat kryhen në territorin e Francës”.

Advertisements