Breaking News

Kritikohet heshtja ndërkombëtare përball krimeve të luftës në Jemen

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë kritikuar qarqet ndërkombëtar për heshtjen e tyre ndaj krimeve të Arabisë Saudite dhe kanë shprehur shqetësim në lidhje me këtë çështje.

Organizatat Mjekët Pa Kufi, Mjekët e Botës, Vepro Kundër Urisë dhe Koalicioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive kanë kërkuar thyerjen e heshtjes ndërkombëtare të institucioneve ndërkombëtare përball krimeve të luftës së Arabisë Saudite në Jemen. Laurent Sury, anëtar i Organizatës Mjekët Pa Kufi në konferencën për shtyp, deklaroi: “Lufta e Jemenit ka hyr në vitin e tretë të saj dhe institucionet ndërkombëtare po heshtin akoma ndaj asaj çfarë po ndodhë në këtë vend. Ne që nga fillimi i krizës në Jemen kemi zhvillua disa takime dhe të gjithë pjesëmarrësit në këto takime kanë shprehur shqetësime në lidhje me atë çfarë po ndodhë në Jemen. Disa vende janë nën presion për arsye se po heshtin në lidhje me luftën në Jemen”. Ndërkohë Julien Dussart, anëtare e Organizatës Mjekët e Botës, deklaroi: “Lajmet e Jemenit në krahasim me atë rreth Sirisë dhe Irakut, po reflektohen shumë më pak në mediat e botës dhe lufta në Jemen po mbulohet më pak nga mediat”. Organizata Vepro Kundër Urisë gjithashtu ka deklaruar: “Gjendja e popullit të Jemenit është katastrofale deri në atë masë saqë 19 milionë njerëz që përbëjnë 60% e popullsisë së Jemenit, nuk kanë siguri ushqimore”.

Advertisements